…!

Përmbi tokë e rrotull globit

Mbollëm vetë farën e kobit

…!

 

Meditime, nga Frrok Vukaj

 

Deri n’re shumë kapitale

I turpëron ky virus – hale

 

Virus zeza erdh te ne`

Na palosi përmbi dhe`

 

Përmbi tokë e rrotull globit

Mbollëm vetë farën e kobit

 

Armatime e rraketa

U nxu fryma, u nxi jeta

 

Masakruam shumë natyrën

Vet’ e sollëm pra mënxyrën

 

Shkojnë e vinë me triliona

Smuren keq kto zemra tona

 

Me miliona në mjerim

Kapitali në lulëzim…

 

O kupolë, kupolë shfrytzimi

Po tronditet Rruzullimi

 

E pangopur botë e pshtirë

Thirri mendjes, mbro Njerinë

 

…!

Përmbi tokë e rrotull globit

Mbollëm vetë farën e kobit

…!

./.

(Ne foto: Mesuesi veteran e studiuesi, Frrok Vukaj)

__

-Per Limit.al, nga Tirana, 2 Prill 2020-