Ballina Bota Turkmenistani ndalon fjalën “koronavirus” dhe kërcënon të arrestojë këdo që mban maskë...

Turkmenistani ndalon fjalën “koronavirus” dhe kërcënon të arrestojë këdo që mban maskë fytyre

Autoritetet në Turkmenistan kanë ndaluar mediat të përdorin fjalën ‘koronavirus’ dhe kërcënojnë të arrestojnë njerëzit që mbajnë maskë fytyrë, njoftonin grupet e monitorimit.

Grupi i të drejtave “Reporterët Pa Kufij” tha se në vend dikush që flet për koronavirusin mund të arrestohet nga policët me rroba civile.

Në stacion radio Turkmen njoftonte se agjentë specialë po përgjojnë njerëzit në autobuzë e vende publike për të zbuluar njerëzit që flasin për sëmundjen infektive.

Vendi shtypës ish-sovjetik pretendon se nuk ka asnjë rast me virusin e ri megjithse kufizohet me Iranin ku ka rreth 44 000 të infektuar.

Media shtetërore në Turkmenistan nuk flet asnjëherë për pandeminë e koronavirusit apo masat që merren në vend për të.
Presidenti autokrat Gurbanguly Berdymukhamedov ka këshilluar më herët të “tymosin” popullatën për dzinfektim duke djegur barin medicinal vendas harmala.

Sipas tij kjo shkatërron viruset ‘e padukshme për syrin e njeriut’, pa përmendur asnjëherë Covid-19.

Berdymukhamedov, ish dentist, udhëheq vendin që prej 2006 me kult të theksuar individi duke e përshkruar veten si ‘arkadak’, që do të thotë mik ose protektor.
Por megjithatë qeveria ka marrë masa parandauese publike siç është zgjatja e pushimeve të shkollave pa dhënë arsye dhe dezinfektimi i klientëve nëpër banka.
Në autobuzë kontrollohet temperatura trupore dhe mjetet pastrohen me solucione klori. Grumbullimet publike nuk janë ndaluar.