Ngjarje e jetuar

Tiranë,Gusht 1993

                                                                                                 

                                                                                              Hyrja  qytetin e Gostivarit (Foto: 2011)

E quajnë Fadil Beshiri. Banon qytetin e Gostivarit, rugënSllobodan Popovski. Eshtë 26 vjeç dhe ka një djalë e një vajzë. Ka fjetur një natë, ”mysafir, pa njoftë pa ditë shtëpinë time Tiranë.Më ka mbetur mendje ai djalë shqiptar! ka lanëtepër mbresë. Pse, do thoni ju?

Kjo ndodhi,disa ditë para vitit ri 1995. Po dëgjoja lajmet televizor, konkretisht diçka për Bosnjën. Bije zilja dhe, u ngrita, e hapa derën. Përballë meje, një djalë i ri moshë, por shumë isfilitur gjendjen e tij fizike e shpirtërore.

– A mund pranoni sonte shtëpinë tuaj, o vëlla, –foli itejlodhur ai?

Mirë se ka pru Zoti o djalë! Futu brënda, si shtëpinëtënde, – i thash atij me plot zemër.

Hyri. korridor, u ndalua përballë meje dhe tha: – A ka ujë kjoshtëpi?

– Sa duash, ju përgjigja. (Vertetë m’u ndodh uji çezmë e dush me depozitë, sa duash).

– Ma bëj kabull këtë natë o njeri i mirë se, jam një nevojtar,- thaai si me dhimbje e njëfarë përulësie, ose sakt, njëfarë turpipara meje. Ishim korridor, kur po shkëmbenim këto

fjalë

Nëse ka ndonjë gjë mund them se, e njoh disi mirë këtë botë, është pikërisht psikologjia e mysafirit. Dhe sidomos e mysafirit rrugës!!. Menjëherë, krijova përshtypje

se, kam bëj me një njeri mirë, por, momentalisht, njënevojtar. Dhe ai, sikur u fut shumë shpejt meditimet e mija.Ngriti duart lart, shikoi vetveten dhe m’u drejtua: – Këtoçizme, kanë plot 16 ditë, pa u hequr nga këmbët e miaAman,!Vetëm lahem dhe, asgjë tjetër nuk dua.

– Nga po vjen more djalë, – ju drejtova me buzëqeshje për ta lehtësuar atë sadopak për ato thoshte?

Vij nga Bosnja, bre vëlla, vij nga lufta Sarajevë! Kam kaluarnëpër gjashtë shtete duke ikur natë e ditë, e ja, arrita deri këtu shtëpinë tëndeZoti, nëse ka, (dhe unë i besoj), ka pru këtë prak!

…U pastrua ngadalë banjo. Ndërroi rrobat, veshi një palë ngaato djalit tim, dhe, u ul divan guzhinë, ne,shqiptarët e Shqipërise, e kemi (nga fukaralleku), ende, si dhomë pritje.

– Ma baj hallall sonte! voftë para Zotit, – foli ai pasi u qetësuapak, ulur divan.

U njohëm me njëri-tjetrin, shkurtimisht, kush ishim e cilët ishimdhe, filluan bisedën për hallet e jetës.

– Sa njerëz ke shtëpi Gostivar? – e pyeta.

Për këtë mos pyet se, vetëm këtë nuk e di dhe vetëm kjo mundon tash një vit mes flakëve e tmerrit Sarajevës…Ne, jemi nga Gostivari por, kishim vite punonim e

banonim Bosnje. Na zuri lufta aty. Mbas disa kohe, disaorganizata humanitare mundën t’i largojnë andej pleqtë efëmijtë. I morën dhe dy prindërit e mi, gruan, djalin dhe vajzën

e vogël. Nuk di, asgjë për ta. Nuk di ku i çuan, nuk di a arritëndot Gostivar

Ooo, nuk e di vetëm, a janë gjallë, – tha Fadili me gjithëshpirt dhe i pikuan lotët?

Duke na folur gjatë për tmerret e Bosnjës, për krimet epashembullta serbëve mbi popullin boshnjak, ai herë pashere thoshte:

Ju mos u ankoni. Ju jeni rehat. Kini shumë halle e vështirësi, por gjitha mirat i kini mbasi, nuk kini luftë.Mos u ankoni. Jeni shtëpijat tuaja, vendin tuaj. Oooo, dijani paqës brevëllazën!!

Tek dëgjonim lajmet e fundit TV, ai tha: – Ah sa pak jeptelevizori, bre vëlla! Aty ku janë tmerret e vërteta nuk i lanë hyjnë gazetarët. Kam parë me sytë e mi, me dhjetra raste, duke iu prerë kokat njerëzve, duke i nxjerrë fëmijën nga barku grave shtatzanë, duke vdekur nëpër strehime për një pikë ujë

…Oh, tmerret nuk kallxohen. Ju nuk dini gjë. Ju jeni lumturedhe sikur njëherë ditë po hani. Ju jeni paqe

nesërmen ngjes, e përcolla Fadilin, deri tek autobuzi, oborrin e stadiumitDinamo”, dhe, i dhash aq para sa, ç’mund t’i jepja unë. Aq, sa, për arritur Fadili,deri Gostivar.

                                                                      ./.                                              

                                               

(Skica është nxjerr nga libri me shkrime publicistikeDyqani imendjes”, i autorit Zeqir Lushaj, botuar ngaKristalina KH”,Tiranë 2009. ISBN: 978-99956-43-08-9)

 

-Per Limit.al , 1 Prill 2020-