Ballina Kulturë TË DIELËN TËNDE – Nga Rexhep SHAHU

TË DIELËN TËNDE – Nga Rexhep SHAHU

Nuk ka kush më pret.

Gjethet e verdha janë bërë të vjetra
Udhën e kanë zënë.

Kali i murmë s’është më te përroi,
Të hingëllijë e godasë tokën kur t’më shohë.

Lisi është prerë për dërrasat e varrit
Që po kalben në shi.

Nuk di a vij të dielën tënde,
A mund të vij, nuk di.