Gruaja më zuri me fshesë!
-Shko tërhiq para se mbaruan.Boll u zdërhalle me statuse!Shko se as për bukë s’kemi!
-Po nuk mora dot leje!Ti e pe vetë!Edhe e-albanias i shkrova mbrëmë edhe 51555 mesazh e asnjë përgjigje!Po më zuri policia?!
-Gënjeje!Thuaji që kemi votuar për kryeministrin Rama!Bërtit Rroftë Edi!
…Dola nga shtëpia.Bëra udhë drejt Bankës!Drejt asaj pak rezerve.
Tek kumbullat e kuqe as edhe një plak!Frikacakët e dreqit!Kanë frikë se po i zuri policia i vë gjobë sa një pension!
Në atë zbrazëti befas u shfaq një femër e panjohur me flokët e kuqe gjithë bigutina si kurorë.U trëmba!Më ngjau me…!
-Ajo jam!Korona!Si të dukem?Më mirë se në Televizor?!
Mua po më lageshin leqet e këmbëve nga djersët e ftohta!
-Përse më mallkoni?Çfarë të keqe u kam bërë?!Qëkur dola unë jeni mbyllur në shtëpi dhe po njihni më mirë gratë tuaja,fëmijët po i çmallni, prindërve po ua dini vlerën,mëritë e kota me miqtë i harruat,parave u mësuat kotësinë…!Sa zero do t’i shtoj shifrës që ke në bangë?!
-Gjashtë zero!-bërtita unë me mendje fill tek hareja e gruas kur ti thosha sa kishin shkuar paratë në llogari dhe se tani jetën e kemi të siguruar derisa të mbyllim sytë!
-Në vend!-tha Corona.Nga gëzimi ju hodha në qafë dhe bile e putha në faqe siç bëj me mikeshat e vjetra pa frikën e gruas.Dhe do ta kisha puthur edhe në buzë sikur të mos kisha dëgjuar zërin e gruas që me trokitura të forta më urdhëronte të hapja derën se kisha dy orë në banjë.