..dhe do te vij tashme e plakur
qe te trokas, pak fare pak,
me pjekurine qe ma jep mosha,
dhe marrezine qe kurr s’mu nda.
Ndoshta ti deren s’do ma hapesh.
nga veshet ndoshta nuk degjon,
o ndonje kellk ashtu i lodhur,
nuk te len te ngrihesh dot.
Ndoshta thelle ne zemren tende,
e ke nje mall qe te lengon,
o diku ijes, nen nje brinje
eshte nje dhembke qe sembon.
Une do ri mbas deres tende,
e do trokas fort e me fort,
me lehtesine qe ma jep mosha,
me mencurine qe vjen shume vone.
Harroje ti, siç une harrova
perse u humbem, me s’u pame.
Lenguar qofsh, o thjesht i plakur
Hape k’te dere, ku po trokas…