Një burri të fisëshëm e bujar,i shkon një natë një mysafir. I zoti i shtëpisë e priti me të gjitha të mirat, mirepo mysafiri paska qen shumë llaftar, hapi thesin dhe pa pushuar per dy ore po rrente pa hesap, si me i zanë maje muhabetit, thote se nje dite po ecte hypur ne kalë ,dhe pa pritmas një makinë ja pret rrugen, kali i tij gjigant merr hov, duke kaluar mbi makinë dhe u ngul në anën tjetër të rrugës. Këtu i mbaroj durimi zotit të shtëpisë, i cili deri në atë moment vetem dëgjonte mysafirin genjeshtar…çfarë nuk po ndodhë mor mik….isha para dy muajsh tek vajza qe e kam të martuar në një fshat, fjeta një natë, të nesërmen vajza më dha disa vezë fshati të cilat i futa në xhep të kapotës që kisha veshur. Vajta në shtëpi i harrova vezët në kapotë, pas nja dy javësh dëgjoj cicirima zogjsh, mesa duket nga nxetësia në dhomë kishin çelur vezët, këtu e nderpreu mysafiri, nuk më duket e vertetë….aq e vertetë është, aq sa e vertetë është fluturimi i kalit tuaj në autostradë!
Kjo anektodë është mbi 100 vjeçare, por aktuale(sipas meje) për kohen e sotshme.
Nga karantina: Avdyl Matoshi, me 28 mars 2020.