Arabët kanë nje fjalë të urtë: Bëje te mirën dhe mos e përfol, se bujaria e të mirës që bëre ti, një ditë do kthehet te ty.
Eshte dhe ajo historia shqiptare me dy shokët qe i zuri shiu dhe njeri kishte dy çadra. Ia dha shokut njerën çadër dhe e shpetoi. Shiu pushoi, shoku nuk u lag por gjatë gjithë rrugës vazhdoi ky dialog:
Shoku 1 -Po mos te te kisha dhënë çadrën…
Shoku 2 – Faleminderit shumë. Çadra jote më shpetoi…
Ecën pak.
Shoku 1 – Ama ajo çadra ime..
Shoku 2 : – Faleminderit o mik!
Ecën dhe pak
Shoku 1: Po si me vajti mendja dhe mora dy çadra me vete..
Shoku 2: E mora vesh. Faleminderit!
Ecen dhe pak. Para u doli një pellg uji
Shoku 1: Ajo çadra që te dhashë…
Shoku 2, ndërkaq u hodh në pellg dhe pasi u ngrit i tha shokut1: Me shume se kaq nuk besoj se do te isha lagur. Epo te kam dh…. ty dhe çadrën tende.
U lumtë atyre djemve e vajzave, grave e burrave që kryen atë veprim të mrekullueshëm solidariteti! Ne e dimë se ata tridhjetë shqiptarë nuk e nxjerrin dot Italinë nga e keqja.
Po boll o njerëz se po skuqet dhe fb-ja dhe TV-të, nga këto mburrje e lëvdata pa kuptim. Dhe për kulturë:
As në Kubë e as në Rusi a gjëkund tjetër vullnetarët apo ndihmat nuk u përcollën nga kryeministrat respektivë.
As opozitarët nuk ishin aq qelbashë, sa të diskutonin punë certifikatash e diplomash, kur njerëzit shkojnë drejt një misioni, duke vënë në diskutim gjënë më të shtrenjtë në këtë botë: jetën e vet.