Fermerët e gështenjës në rrethin e Tropojës , natyra i ka favorizuar duke ju dhënë një burim natyror të ripërtëritshëm që u siguruon t’ardhura të përvitshme për mbijetesen e tyre ! për të rritur mirëqënjen dhe nivelin e jetesës , për të ndërtuar , meremetuar mobiluar dhe akomoduar banesat e tyre me lëndën e sajë , për ti paisur me orendi , paisje elektroshtëpiake dhe për ti shkolluar fëmijët e tyre me t’ardhurat që siguron ! Sot ky burim i t’ardhurave gjëndet në “Emergjencë Natyrore Ekologjike”! Gështenja është në “Listen e kuqe”të specieve të kërcënuara , e vlerësuar nga Instituti Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës . Pemët tradicionale të prodhimit të frutave të gështenjës gjënden në gërhamat e fundit të jetës Humbja e këtyre pemve të moçme që ruajn materialin biologjik riprodhues të kultivarit tradicional , shënon shuarjen e këtij kultivari autokton me origjinë të lashtë në Tropojë , që nga antikiteti ka formuar ekosistemin me homogjenitetin gjenetik më të lartë në Europë ! Kur këto pemë të moçme do t’pushojnë së ekzistuari, ne do t’humbim materialin biologjik riprodhues të këtij kultivari .
Shkaqet që çojnë në humbjen e “Rezervës Gjenetike”
 
1 – Degradimi biologjik natyror i pemve në moshen e pjekjes së plotë dhe të tejpjekjes për shkak të moshës !
 
2 –Vdekja biologjike e pemve të moshuara si pasojë e sëmundjeve , dëmtuesve , bimëve parazitare dhe gjysëmparazitare !
 
3 – Ndryshueshmëria e lartë gjenetike mes kultivarët e species ! Kultivarët tradicional që gjënden në pemët e vjetra , në disa zona të gështenjës , janë të kërcënuar nga ndryshueshmëria e lartë gjenetike që shkaktohet nga krijimi i kultivarëve të rinj të hibridizuar natyralisht . Prania e disa subspecieve në të njëjtin ambient ekologjik , në periudhën e proçeseve fiziologjike të lulëzimit , nga polenizimi i luleve të pemëve me përkatësi të ndryshme gjenetike , produkti frutor rezulton një frut , produkt i dy prindërve me përkatësi të ndryshëme mes trungishtes dhe cungishtes . Mbirja e kësaj fare , prodhon një kultivar të hibridizuar natyralisht e kur analizohet shkencërisht ky fenotip , paraqet ndryshueshmëri në përcaktimin e ADN së dhe kodit gjenetik , pasi kodi gjenetik i tije është larg me dy prindërit e tijë , gjë që përben një kërcënim serioz në përbërjen gjenetike të disa popullsive tradicionale .
4 – Konvertimi në cungishte i kashnjeteve me prejardhje farore për shkak :
4 /a – Prerjeve për prodhim të lëndës drusore , prerjeve abuzive për trafik të lëndës drusore , prerjet rralluese , eleminimi i pemve të thara dhe zjarret !Kashnjetet e gështenjës , me prejardhje farore , të njohura sipas klasifikimit silvikulturor “Trungishte”, ( Pyllë i Lartë ) , me “Status Prodhues”, destinacioni “Prodhim Frutash” po konvertohen në pemë me prejardhje llastarore , që sipas klasifikimit silvikulturor emertohen “Cungishte”,! Cungishtja formon pyje të ultë . Pemët me prejardhje nga llastaret e cungjeve , po t’mos ju bëhet përmirësimi gjenetik nëpërmes shartimit e humbin statusin e prodhimit të frutave dhe menaxhohen për prodhim të lëndes drusore , nuk konsiderohen kashnjet ( Pemishte Natyrore e Kultivuar ) edhe pse prodhojnë një sasi të reduktuar frutah jo cilësor dhe me dimensione të vogla !
4 / b Ndikimi i zjarreve në humbjen e “Rezervës Gjenetike” ! Zjarret e fuqishme djegin pemët e gështenjës duke ju shkaktuar vdekjen biologjike, (tharjen e plotë ) .Pjesa nëntokësore e pemës aktivizohet për rikuperimin e humbjeve të shkaktuara nga zjarri dhe nga sistemi rrënjësor , pjesa më inteligjente e pemës dhe impianti më i fuqishëm i sajë , “Pema e Bekuar” e paisur nga krijuesi me aftësitë më të larta ekologjike , aktivizon lindjen e llastarëve të rinjë për të rikuperuar humbjen , për të rinovuar pjesen mbitokësore të pemës së humbur nga zjarri ! Edhe pemët e ardhura në këtë formë , si rezultat i fuqisë së lartë ekologjike të gështenjës , kan sjellur konvertimin ne cungishte të kashnjeteve pasi këto pemë janë produkt i llastarëve , i ripërtëritjes aseksuale . Duhet të pranojmë se vet evolucioni natyror çon në një rritje të diversitetit gjenetik të gështenjës me tendencë për tu përshtatur në mënyrë virtuale me kushtet e reja eko-mjedisore të krijuara .
Fermerë të ndryshëm me inisiativa individuale janë përpjekur që ti kryejnë disa shërbime kulturore pemve të kashnjetit , ashtu siç e kan menduar vet, pa përvojen e duhura dhe njohuritë e domosdoshme që kërkon gjëndja e karantinës në të cilën ndodhet gështenja , pa asnjë asistencë teknike, këshillim apo drejtim teknik . Ky degradim i ekosistemit që shkakton humbjen e “Rezervës Gjenetike” po ndodhë në kohen kur gështenja ka treguar një rezistencë të lakmueshme natyrore ndaj patogjenit virulent të Cryphonetria Parasitica , kur është konfirmuar shkencërisht një zbutje e intensitetit të patogjenit virulent dhe është instaluar në rrugë natyrore patogjeni hypovirulent , – Kontrolli biologjik i sëmundjes i instaluar në ekosistemin agro-pyjor të Gështenjës kërkon mbështetje me sherbime kulturore të diferencuara dhe sanitare që pema e geshtenjës të rikthehet në parametrat tradicional të ekosistemit ! Në këtë periudhë ekosistemi ka patur nevojë ti ofrojmë mbështetje me një përmirësim rrënjësor , me sherbime të diferencuara kulturore dhe sanitare të shoqëruara me mjekimet e nevojshme me medikamentet e përkatëse dhe spërkatje të her’pas’herëshme me solucione kërpurdhavrasëse , të braktiset – kjo është një pergjegjsi penale për administraten profesionale që është kompetente për ti vlerësuar pasojat dhe për administraten shtetrore pasi të informohet per pasojat që sjell ky konvertim . Degradimi vegjetativo-patologjik dhe bio-gjenetik i ekosistemit dhe regresi i përshpejtuar i ekosistemit natyror të gështenjës së Tropojës , dikton që organet e qeverisjes të ndërhyjnë në ruajtjen e trashgimisë gjenetike të kultivarit tradicional të këtij ekosistemi .
Bazuar në Konventën Ndërkombëtare mbi “resurset gjenetike” ( ITPGRFA 2001 ), materialin gjenetik që mbart vlera dhe potenciale” të specieve të rralla dhe atyre agro-pyjore që prodhojnë fruta pyjor shteti duhet të ndërhyjë për të mbrojtur “Resurset Gjenetike . Material gjenetik riprodhues me origjine natyrore që përmban njësi funksionale të trashëgimisë gjenetike duhet të sigurojë kalimin e trajtave apo tipareve të organizmit , gjenet – ADN – nga prindërit tek pasardhësit . Resurset gjenetike që përmbajnë njësi të trashëgimisë siç janë , farërat , pjalmi , apo organizmat individuale , të “gjermoplazëmës” kan vlerë të lartë ekonomike , shkencore dhe akademike. Mund të ndodhë që një resurs i caktuar gjenetik të mos ketë vlerë të madhe për momentin , por mund të bëhet shumë i rëndësishëm në të ardhmen . Përcaktimi i mësipërm i resurseve gjenetike nuk specifikon natyrën e vlerave aktuale dhe potencialet që këto resurse duhet të kenë.Presioni ndaj resurseve natyrore, përfshirë dhe resurset gjenetike të pemëve , po rritet gjithnjë në të gjithë nivelet , si në atë global, rajonal dhe lokal . Ndryshimet e vazhdueshme klimatike përbëjnë një kërcënim serioz dhe një sfidë të re e të vështirë për agrosistemet. Në këto rrethana, resurset gjenetike të pemve dhe bimëve të kërcënuara nga këto ndryshime klimatike , përbëjnë prioritet përmirësimin gjenetik të bimëve në mënyre që t’upërgjigjen dhe përshtaten këtyre ndryshimeve . Prandaj , ka shumë rëndësi që resurset gjenetike të pemve për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. dhe për sigurinë ushqimore . Në këto rrethana ndërgjegja komunitare e fermerëve duhet të kërkojnë tek strukturat shtetrore që të marrin përgjegjësitë ligjore , teknike dhe juridike të ruajtjes dhe rikthimit të trashgimisë gjenetike të kultivarit tradicional !
Shteti ka detyrë të sigurojë mbështetjen me infrastrukturen e nevojshme logjistike , me specialistë të aftë dhe me përvojë për të administruar ekosistemin , për ta drejtuar dhe trajtuar me sherbime teknike për të siguruar trashgimine gjenetike të kultivarëve autokton , si dhe rikthimin e tyre aty ku janë humbur , si dhe komuniteti i fermerëve ka detyrë të angazhohet dhe të mobilizohet që kashnjeteve të tyre të gështenjës t’jau kryej sherbimet kulturore dhe sanitare të nevojshme duke zbatuar kërkesat teknike të luftimit të sëmundjeve , të kurimit dhe mjekimit me medikamentet e rrekomanduara si dhe spërkatjen e sipërfaqes pyjore me solucionin kërpurdhavrasës për frenimin e përhapjes së patogjenit . Mbështetur në karten e lirive edhe të drejtave themelore të njeriut i ratifikuar edhe nga qeveria Shqiptare kur Shteti shfrytzon pronen e qytetarit dhe gjatë përdorimit e dëmton atë , shteti detyrohet të ja rebilitojë dhe rikthejë pronen në gjëndjen e mëparshme kur është shtetëzuar .
Si të gjitha pronat tjera që u shtetzuan nga regjimi monist , edhe gështenja e shtetzuar u shfrytzua dhe u shtrydh nga ai sistem , u grumbulluan dhe u tregtuan frutat e gështenjës që çan me sukses në tregun ndërkombëtar , u shfrytzua lënda drusore e gështenjës që u përdor për prodhimin e shtyllave për telefonizimin dhe elektrifikimin e vendit , për ndertimin e infrastruktures rurale , si kopshte , çerdhe , stalla , kosha dhe objekte social ekonomike , u shfrytëzua lënda drusore për mobilimin e institucioneve qëndrore dhe pallatit të kongreseve , u grumbullua dhe u muar humusi i ekosisetmit për pasurimin e tokave bujqësore .
Ky fakt verteton se ekosistemi agro-pyjor i gështenjës është shfrytzuar edhe jasht kapaciteteve dhe mundësive reale të shfrytzimit .
Edhe kashnjetet e gështenjave u moren nga pronarët e gështenjës sipas kufijve të vjetër Neni 44 i Kushtetutës – Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore.
Bazuar sa sipër , Shteti ka detyre të reabilitoje ekosistemin agro-pyjor të gështenjës , që e ka shftytëzuar në favor të shtetit deri në vitin 1990 dhe t’ja dorzojë fermerëve. Kërkesës së vazhduar të feremrëve për formalizimin e kësaj pasurie dhe zgjidhjen e statusit të prones , Pronën private që fermerët e kan trashguar nga baballaret e tyre , Shteti ynë po e len pa status prone , në informalitet , pa e rregjistruar në rregjistrin e pronave në asnjë nga format e pronësise , pa asnjë sherbim teknik dhe nbrojtje .