Qysh më 28 janar (Luciana Borio, pjesë e grupit keshillimor per Presidentin Trump,) iu thanë z. Trump që të merrte masat për të ndaluar pandeminë, se ndryshe SHBA do të përballonte shpërthimin më të madh në zonat e industrializuara. Ato kanë më pak shtretër/kapita se Italia. Mendohet se nëse lihet i pakontrolluar deri nga fundi verës, në SHBA mund të vdesin 2,2 milion njerëz.
Trump tha kush do të testohet, të testohet, por amerikanët shkuan dhe nuk gjetën mjete testimi.
Strategjite sesi do të zbutet virusi
1. Nëse çdo komb e vë njëkohësisht nën thembër;
2. Si gripet e tjerë, ajo do të lërë mjaft trupa mbijetues imun, që mund të mbrijë në gjysëm million të prekur, e quajtur imunitet në tuf, por do të lërë pas një kosto të tmershme;
3. Opsioni më i mire, zgjatja aq sa ai të bjerrë vete dhe të dal vaksina, ku kërkuesit po e nisin nga e para për të panjohurat që ka.
Sidoqoftë,
Me kohën do ketë herë pas herë distancim social, (pra ardhje gripi, qendrim larg, por jo si i pari, shenim im SG), thotë profesori i Havardit, Stephen Kissler
NJERIU DHE IMUNITETET PAS GRIPEVE
1. Nga një grip i thjeshtë, njeriu ngel imun të paktën një vit, ndaj dhe kemi gripe çdo vit, por gjithmonë me gjasa të ndryshme. Duhet të jenë ato gripe që njeriu i ka kaluar në histroinë e vet, dhe dikur si viruse të panjohura si ky që kemi tani, dhe sot si fllu që dtth që çdo grip ka ardhur fillimisht mik i paftuar, i panjohur për trupin dhe sot hyn e del si zotni, merr racionin e vet, si ujku në tufë delesh, dhe ikën pa u ndjerë.
2. Nga një grip SARS-i – 1, njeriu ngel disa vjet imun dhe e ka shumë më të lehtë të përballojë një SARS tjetër të këtij tipi, madje e njeh trupi si një fllu (grip) të zakonshëm,
3. Nga gripi SARS -2, si ky i fundit, njeriu pasi e ka marrë duhet të ngel – shprehet skuadra e Trumpit duhet të përballojë për disa vjet këtë lloj gripi, pra ngelet imun, por prap thonë ata, duhen edhe prova serologjike, atë që kemi thënë në mënyrë intuitive ose inxhinierike disa ditë më para.
Nga se nisemi? Nga ajo që ka zbuluar Lui Pasteri, që delet që preken njeherë me brucelozë ose me plasje nuk ka bacil nëne t’i prek edhe njeherë nga e para. Kështu, edhe turbekulozi, kështu edhe malarja e çfarë do tjetër. Kaq e thjeshtë është të kuptuarit. Ndaj dhe bëmë thirje që të prekurit me SARS-2 të dalin dhe të shkojnë nëpër punrat e veta ose të mbështesin ekonominë dhe shoqërinë.
SARS-2 mund të ziejë prap nëpër botë, në një kohë të dytë, si psh në vjeshtën apo dimrin e këtij viti, por do të jetë shumë më i butë, vetë ai në radhë të parë, por edhe pse njeriu ngeet dhe bëhet shumë më i fort pas tij, dhe kështu ai do t’i ngjajë një gripi të zakonshëm tip virozë e stinës apo fllu i zakonshëm.
SINDROMA PAS PANDEMISË
Pasi pandemia në këtë rast apo në fjalë do të dobësohet, fillon pandemia e dytë që është:
• sindroma e saj me mendjen,
• me përqafimet, me puthjet miqësore, me ato dashurore,
• me takimet e hapura,
• me takimet me duart,
• me ata të prekurit nga virusi më parë,
• me çfarë iu ndodh fëmijëve në mendje,
• me të rriturit në shtëpi,
• me takimet me gjyshërit,
• me të moshuarit, të cilët do të mbahen dhe do të ndihen akoma më të vetmuar.
• me punonjesit e shendetësisë, të cilët pas furtunës do të ndihen dhe bëhen më ‘debole’, si në rastet e EBOLE-s, pasi virusi kalon dhe trupi iu bie në qetësi. etj.
• mbi të gjitha agoraphobia, e kunderta e klastrofobia, ku njerëzit do të ndihen keq me turmat, me konferencat, me mbledhjet me grupe të mëdha, etj.
Përfitimet pas pandemive
1. do ketë zakone më të mira, si marrëdhënia seksuale mbas Hivit,
2. Ato do të jenë nxitëse për zhvillime e ndryshime sociale.
3. Ato do të mund të mbrojë botën nga sëmundjet e tjera të pa evitueshme.
4. Ato do të ndryshojnë konceptet dhe sjellet ndaj mjedisit, natyrës e tokës.
5. Ato do ndryshojnë konceptet dhe sjellet ndaj kafshëve.
6. Ato do të ndryshojnë konceptet dhe sjellet ndaj ushqyerjes.
7. Ato do të ndryshojnë konceptet dhe sjellet ndaj zgjidhjeve me anë të mekanizmave mjekësore, natyrore apo farmaceutike, por kjo do të varet nga propoganda dhe nga reagimi individual i njeriut.
VIRUSI PARË E NDËRKEMB PAK NJERËZIMIN, MË PAS, NJERËZIMI S’PYET MË PËR TË – Nga Sazan GURI
VIRUSI PARË E NDËRKEMB PAK NJERËZIMIN, MË PAS, NJERËZIMI S’PYET MË PËR TË, sepse, ai do të vijë si grip i zakonshëm “flluu”, si ujku që merr racionin e vet, dhe ikën.