Kaq i lumtur u bëra me lindjen e Arbrit sa s’u përmbajta dhe pas 18 muajsh lindëm Besin!Zura të zotohem ndër shokë e miq se do e mbushja sofrën plot me 6 kalamaj,se do e bëja gruan heroinë!Gruaja më linte të mburresha ditën, veç kur binim të flinim, afër çastit tim ekstazë, më tërhiqte vemëndjen të bëja kujdes!
Me çfarë do t’i rrisësh,me tullon?!
Ndaj hoqa dorë nga zotimi dhe i lashë djemtë pa vëllezër e pa të paktën një motër!Çfarë ish tulloni?!
Ish 5 kokrra vezë,1 kg mish, gjysëm kg djathë,1 pako gjalpë…në javë!Dhe ish koha kur OKB e Perez de Kueljarit na jepte çmim botëror për ushqimin më të mirë të popullatës!
Më pak se 1 kokërr vezë në ditë për 6 gojë fëmijësh?!
Mblodha mendjen,u specializova në marshin indietro dhe nuk i çukita me sqep vezët e gruas!Ja kështu ma bëri …tulloni!