Ekonomistët e OKB-së kërkuan sot 1,5 trilionë dollarë për vendet në zhvillim dhe anulimin e borxhit të tyre në shumën prej 1 trilion dollarësh këtë vit, për t’i ndihmuar ata të përballen me pandeminë e COVID-19.
Në një studim të ri të publikuar sot, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) theksoi se pasojat ekonomike të lidhura me pandeminë e koronavirusit të ri janë gjithnjë e më të vështira të parashikohen, por është e qartë se gjërat do të përkeqësohen për ekonomitë në zhvillim.
“Edhe nëse planet stimuluese masive që po zbatohen aktualisht parandalojnë një periudhë të gjatë depresioni, ato nuk do të parandalojnë një recesion në ekonominë botërore këtë vit”, thekson studimi studimi. (Atsh)