Në foto: Autori Hysni Osmani, tu skamni (man i zi-kokërrmadh) i vjetër tash 5 breza, në oborr të shtëpisë në Geg-Hysen
Miku dhe shoku im i feminise Zeqir Lushaj shkruen bukur, vertete shume bukur.
Por nuk e di ç’dreqin ju ka teke e ban do poezi edhe per vorret. Jo vorret e Grise, jo vorret katolike, jo ato myslimane. E mue keto nuk me pelqejne hiç, bash hiç! E per te largue sado pak ate merzi qe sjellin vorret po sjell nje ngjarje te treguar me motiv po nga vorret, por me pak humor… se edhe ne vorre nga i her gjendet humori krahas trishtimit.
…!
Ne Geghysenin tim, ngjitur me Grine e Zeqirit, ka nje store te bukur, ngjarje e jetueme.
…Ne vitin 1913 edhe geghysenasit si gjithe Malsia e Gjakoves u perndoqen nga shkau dhe u detyruen te bien ne Shkoder. Vetem njeni, qe e kishte shpine ne krye te katundit nuk u largua, por qendroi aty. Vuni nje kryq ne kulem te shtepise, grueja veshi nje kotull te zese dhe u prezantuen si katolik… Shkiet nuk i trazuen.
Kur u kthyen pas tre muajsh te perndjekunit, gjithçka ishte djegur, vetem shpia e ketij, X. Y, jo! Por dredhia e tij nuk u prit mire nga bashkevendasit e tjere, te cilet e leçiten (izoluean) per disa kohe deri dhe per vdekje dhe dasma nuk e ftonte kush. Bile hoxha ja ndaloi edhe te falej ne xhami me xhematin tjeter. Mandej, disa vite me vone, e falen, por nuk u harrue lehte kjo herezi e tij.
… Kur vdiq e futen ne dhe te xhamia ne Breg te Geghysenit,aty ku jane vorret myslimane. ( Sa per dijeni ne Geghysen ka edhe vorre katolike, te Kisha e Gjate ne Selimaj, qe nuk mbahen mend sa te vjetra jane..). Po ate dite vdes nje burre i besimit katolik nga pertej drines, qe ishte çipçi ne lagjen Gjonaj te Selimajve familjarisht. Dhe ket e varrosin te vorret katolike te Kishes se Gjate… Mbas darkes, djalit te tij i kujtohet se ne xhepin e xhamedanit te te jatit qe e kishin varros, kishin harrue 15 lira… Askush nuk pranoi te shkoi te hapi vorrin, mbasi ky veprim ishte nje sakrilegj qe nuk e lejonte feja…
Kur u larguen pjesmarresit nga darka e ceremonise se varrimit, dikur vone naten niset i biri qe ta hapi vorrin dhe te marri lirat… Afer varrezave takon dy udhetare te nje katundi tjeter qe po ktheheshin nga ceremonia e vdekjes se atij myslimanit qe thame me lart dhe qe e dinin edhe historine e tij te kalueme, me kryq maje shpie… Djali ju tregon hallin e tij dhe pse kishte dale kaq vone nga shpia… dhe sic ju thote atyre. “-me qe ju qiti zoti ju lutet, hajdeni e me ndihmoni se druaj qe nuk mund ta ri-hapi i vetem varrin dhe po ju paguaj…“.
Te tre filluan te shplonin vorrin ashtu naten… Kur afrohen te arkivoli, i thone djalit, -dil ti, se je i ri e nuk ban me pa te dekun naten…Dhe mbasi e largojne ate `´…Iiii bre, bertasin“! -Po ketu nuk ka arkivol, por vetem nje i dekun mbeshtjelle me qefin…dhe ky nuk eshte Vuksani po Hasani (emrat nuk jane real, per etike)..
Djali, vetem 14 vjeç, tmerohet, se jo vetem i hupen lirat po edhe baba… Dashamiret e rruges e mlojne vorrin shpejt e shpejt tuj ra shahadet… por me lirat ne xhep!!!
Dhe pastaj vazhdimisht hoxha e tregonte ket histori para xhematit apo edhe ne raste te tjera… Shih çka e gjen ate , qe ndrron fe.. as vorri nuk e len mbrenda… ma mire nje katolik i mire ne dhe` te xhamise se nje mysliman i keq si ky i yni…
I lumi Zot ua ndrroi vendet naten e dekes…
…!
(Shenim: -Materiali eshte shkeputur nga nje permbledhje kujtimesh qe autori e ka ne proces).
-Per Limit.al, nga Tirana, 30 Mars 2020-