Ballina Ravijëzime Më thirri mbesa – Letërsi për fëmijë nga Maxhun OSMANAJ

Më thirri mbesa – Letërsi për fëmijë nga Maxhun OSMANAJ

Më thirri mbesa n’telefon
gjysh : në çerdhe s’po shkoj,
kush po na ndalon
çerdhës, kur do t’ia filloj ?!

Ora e gjyshit :më dëgjo mirë,
i tërë njerëzimi, unë dhe ti
mbyllur jemi pa dëshirë
nga një virus i fshehtë i zi.

Rri brenda edhe ndonjë ditë…
luaj,vizato, kënaqu me familjarë
virusi shpejt do të zhduket-ik’
të gjithë do t’i kthehemi mjedisit shkollor.

Pranverat ju presin me dashuri
në shtigjet e bardha plot jetë
një ditë, ti dhe moshatarët tuaj
do të mësoni për Covidin nëntëmbëdhjetë !