…!
Sa të mençëm katolikët!
Varrin, e bëjnë si shtëpi.
Me derë…, dritare…, rafte…,
Aty të presin pa asnjë bezdi !
Guxova, u futa në një varr familjar,
Mu duk se vdekjen e njifja më parë.
-Nuk qenka e tmerrshme, sa thonë,
Duket se flejnë…, bashkëbisedojnë!
Guxoni, dhe bëni aty një vizitë,
Bota e vdekjes do t`ju hapi sytë !!
…!
Mes dy Jetëve = një andërr,
Asaj, zgjuar…, dhe, asaj Tjetrës,
Varret katolike = Një Urë,
Mënyrë e vazhdimit të jetës. *
./.
*Për herë të parë në jetë, në vitin 1978 në Shkodër (te Ura e Thive), me mikun tim
nga Shijaku, Selman Lala, kemi vizituar varret katolike ,dhe, jemi befasuar..
-POEZIA ESHTE NXJERR NGA LIBRI NE FORMESIM E SIPER ME TITULL `´Te vrasesh nje poet´`-