SHTETET NË TRANZICION DHE DREJTUESIT E TYRE JANË VEGLA NË DUART E AGJENTURAVE TË HUAJA

Secili udhëheqës politik në skenën aktuale në hapësirën etnike shqiptare, si në të gjitha shtetet në tranzicion, është vegël e së paku një shërbimi sekret të huaj (edhe të shteteve të fuqishme të botës), ndërsa shërbimet sekrete të shteteve të vogla janë shndërruar në filiale të disa shërbime sekrete të huaja, të cilat garojnë mes vete për dominim në këto shtete dhe rajon.

Nëse një burrështetas dhe udhëheqës politik në skenën aktuale në shtetet në tranzicion mendon se është patriot, e mashtron vetveten dhe të tjerët.

Në kohë të epidemive (transformimeve) të mëdha politike, nuk është çështja të mbrohen viruset nga njerëzit, por njerëzit nga veprimet e viruseve të padukshëm të politikës.

Zgjidhni njërin nga cilido personalitet në skenën politike aktuale dhe hulumtoni, do të siguroni dhjetëra argumente se kjo gjendje është më e turbullt se kaq.

Njerëzit e ndershëm nuk duhet të betohen dhe ta mbrojnë me fanatizëm asnjë politikan të sotëm, sepse janë kohë të liga, të mbuluara me mjegull propagande dhe shumë mistere, ku siç thotë populli: “Edhe qeni të zotin e tij nuk e njeh.”

(29.III.2020)