Nëse do mundja ta kafshoja tërë tokën
Do t’ia ndija shijen
Do të isha një çast më i lumturi
Por jo gjithmonë dua të jem i lumtur.

Nganjëherë
është e nevojshme
Të jesh i hidhëruar
Për të qenë më i natyrshëm

Eja o natë e na përkund
Eja e na ngushëllo
Na puth mbi ballë
Aq sa të mos e kuptojmë
Puthjen tënde të lehtë.

Ta ndjejmë ndryshimin në shpirtë
Si dhe një dënesë
Që vjen mistershëm
Nga hershmëria
Ku i kan rrënjët këto pemë mrekullishë
Frutat e të cilave
Janë ëndrrat
Që dashurojnë me ankth !

Eja pafundësisht soleme
Me dëshirën e fshehtë
Për të qarë e prekur thellë
Sepse i madh është shpirti
Po sa e vogël bota
Arrijmë deri aty
Ku veç arrinë krahu ynë
E shohim aq sa na shohin sytë

Eja nga thellësitë e horizontit
Eja e merrëm mua
Nga plogështia ku marr frymë
Nga trualli i shqetësimeve
I jetës plot tepëri
Të ndjenjave të rreme
Mes të cilave
Kam mbirë

TIRANË 29 Mars 2020