Ja, kjo qenka edhe Amerika!
Male, fusha, pallate, qiell dhe tokë…,
Njerëz dhe makina të çdo kalibri,
Njësoj, si kudo tjetër nëpër botë.
Një grup të kamurish i japin emër shtetit,
(Ka njerëz të pasur që nuk e dijnë sa kanë!)
Mes ankthit të drogës, alkoholit, duhanit…,
Ka miliona të varfër, në kufirin fatal.
Ka njerëz me kulturë, globin zhbirilojnë,
Ka injorantë që të mërzisin jetën,
Të gjithë llogoriten të lirë në këtë botë,
Sa është e vështirë të njohësh të vërtetën.
Për shumë gjëra ky vend, quhet, -ma i miri,
Edhe Zot shtëpie, mund të bahet musafiri!
Edhe të paudhit, i duket se e gjen vendin,
Vota e pederastëve e rrëzon Presidentin!
* * *
Prandaj, mos u lodhni shumë, o njerëz!
(Atë, që ndjej në zemër ju këshilloj),
“Një okë e pesë, një okë pa pesë”,
Bota, kudo qenka njësoj!
./.
-NJ, USA, viti 2000-
-Nga libri i autorit me titull. “Vdekja e Varreve“-