Re në re , qiellit të Kosovës
I pagjumë endet një njeri kryeprerë
Gjysma thonë është korb, pëllumb thotë gjysma tjetër
Ogur orëbardhë
A kob që korbëron ?!
Kryet e premë , s’din ku me e çue
E natën murmuron
Ah, shpend i mnershëm, ti zog
Me njërin krah-pëllumb e tjetrin korb,
Çfarë kumti jep, në qiejt plot jermi:
“ Unë i pakrye, ju të pasy “?!
Faltoret për të ngrihen çdo mot
Herë me kryq, herë me gjysëmhënë
Shtatore pa kokë mbijnë prej dheut
E paanë toka e Kosovës ,
Po për njeriun e pakokë
S’u gjet një varr
E ai s’din me vdekë
Qiellit vjen e shkon
Ré në ré
Kurrkund vorr për të
As në ré ,as në dhe !