Ditë më parë, Arban Abrashi, antar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe deputet i Parlamentit të Kosovës, kreu një vizitë pune të suksesshme në Gjermani, e cila në dekadat e fundit ka qënë e mbetet një nga vatrat më të rëndësishme e më të fuqishme të veprimtarisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës përsa iu përket kontributeve të saj të prejkohshme e të vazhdueshme për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës.
Me këtë rast, Arban Abrashi, sekretar organizativ i LDK-së, kreu një vizitë pune, në Degën e LDK-së në Gjermani, respektivisht në Nëndegën e LDK-së për NRW (Nord Rhein Westfalen) të Gjermanisë, ku pati takim të frytshëm me kryesinë e partisë e antarësinë e gjerë të kësaj nëndege.
- Arban Abrashi në fjalën e tij elitare foli për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për Programin dhe Rrugën Rugoviane të saj për forcimin dhe stabilizimin e shtetit të ri të Kosovës, për ngritjen ekonomike të vendit, me qëllim për të penguar largimin e gjeneratës së re nga Kosova, etj.
Gjithashtu, e vuri theksin dhe tek puna për ruajtjen dhe forcimin e aleancës e miqësisë së mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendet mike të Unionit Europian, si Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e shtete të tjera euro-atlantike, pasi këtë, tha ai, e kemi amanet nga Kryetari ynë historik, dr. Ibrahim Rugova.
Në fjalën e tij, Arban Abrashi, sekretari organizativ i LDK-së, i kushtoi një rëndësi të veçantë Mërgatës Shqiptare, Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Mërgatë, të cilat e kanë mbajt gjallë Kosovën dardane. Organet e saj-Degët e Nëndegët e LDK-së, veprimtarët atdhetarë, ishin pjesë aktive me financime e pjesmarrje edhe në Luftën për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, si dhe investuan në rindërtimin e rregullimin e shtëpive të djegura nga pushtuesit barbarë serbë. Familje shqiptare në Kosovë gjetën strehim dhe ndihmën e duhur sociale për jetesë nga Mërgata Shqiptare.
Kjo vizitë e fjala e z. Arban Abrashi, një ndër liderët e LDK-së, i dha një kurajo të re Kryesisë, antarsisë dhe çdo simpatizanti të Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Nord Rhein Westfalen në RF të Gjermanisë, i dha mbështetje të fortë në emër të Kryesisë Qendrore të LDK-së për t’i mbajt lart tri shkronjat e arta “L.D.K.”, trashëgiminë e vazhdimësinë e saj Rugoviane për Kosovën, për Kombin Shqiptar dhe për Mërgatën Shqiptare.
- Arban Abrashi, është një veprimtar i shquar, dhe rrjedh nga një familje patriotike e intelektuale e njohur për kontributet e atributet e saj, është një nga figurat emblematike të LDK-së, i zgjedhur prej kohësh anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, kandidat rival i fortë e kryesor për kryetar komune Prishtinë në Zgjedhjet Lokale (2017), sekretar organizativ i LDK-së prej gushtit 2019; një ndër deputetët më të votuar në Zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, ndaj duhet të ketë vendin meritor në udhëheqësi në strukturat shtetërore të pritshme të Kosovës, si një lider që e mbron e forcon Rugovizmin, trashëgiminë e vazhdimësinë e LDK-së, që i duhet pavarësisë e shtetësisë dhe zhvillimeve të reja gjeostrategjike, politike, ekonomike të Kosovës.
__________
Teksti i fotove:
1.- Hilmi Gashi
2.- Hilmi Gashi dhe Arban Abrashi.
3.- Në Nëndegën e LDK-së për NRW (Nord Rhein Westfalen) të Gjermanisë.