Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten paketën e stimulimit ekonomik prej 2 trilionë dollarësh, duke vënë në lëvizje një mbështetje të fuqishme financiare për miliona amerikanë të goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.
Presidenti e nënshkroi ligjin pak orë pasi mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pas miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten paketën e stimujve ekonomikë prej 2.2 trilionë dollarësh, më masivja në historinë amerikane, për të ndihmuar individë dhe kompanitë të përballojnë pasojat ekonomike shkaktuar nga epidemia e koronavirusit dhe për të mbuluar koston e paisjeve të domosdoshme mjekësore për të cilat spitalet kanë nevojë ugjente.
Senati me shumicë republikane e miratoi të mërkurën në darkë paketën dhe Presidenti Donald Trump pritet ta nënshkruajë me shpejtësi.
Legjislacioni i miratuar siguron miliarda dollarë fonde për spitale, biznese të vogla, industri që janë dëmtuar rëndë si edhe pagesa direkte për amerikanët me të ardhura të pakta dhe të klasës së mesme në një përojekje për të mbajtur nën kontroll dëmin masiv ekonomik dhe për të zbutur ndikimin e tij.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi synonte miratimine ligjit të premten përmes që manovre proceduriale që do të shmangte ardhjen e shumë ligjvënësve nga shtete të ndryshme për të votuar personalisht në Uashington.
Por republikani Thomas Massie nga shteti jugor i Kentakit e kundërshtoi miratimin vetëm me votë me zë, duke thënë se ishte i shqetësuar se sa shumë do ta shtonte borxhin publik, paketa.
Presidenti Trump kishte paralajmëruar të premten kongresmenin republikan të mos ta pengonte miratimin e paketës.
Një numër ligjvënësish erdhën në Uashington nga i gjithë vendi për të plotësuar një kuorum të nevosjshëm dhe kapërcyer kundërshtimin e kongresmenit Massie.
Shumë ligjvënës e pranuan se megjithëse do të votonin pro paketës, projekt-ligji kishte shumë defekte.
Paketa masive financiare synon të hedhë një sasi të madhe parash në ekonominë amerikane, për të kapërcyer rënien e thellë shkaktuar nga pandemia.
Zoti Trump u tha gazeterëve të mërkurën dhe do të vepronte me shpejtësi pas miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve.