GËSHTENJA E BAJRAM CURRIT
– Në fshatin tim, në Gri të rrethit të Tropojës, u ruejt rreth një shekull, “Monument kulture”, gështenja e Bajram Currit. I qëndroi një shekulli, por jo tranzicionit anarkodemokratik të viteve ’90-
Bace Bajrami
Gështenja, “mollë sherri”, qëlloi atë ditë,
Njëri “është imja”, tjetri “s’është jotja”,
Kokrrat e pjekura binin në lëndinë,
Në mes vëllezërve po binte mortja!
Fjala nxjerr fjalën, pushka do kërciste,
Me gjak do të skuqej uji e lëndinat,
Fati e solli atë çast, si udhëtar,
Bacë Bajramin, së bashku me trimat.
Fjala e Bacës, e ambël si mjalti,
(Ndërmjetësia e trimit, është e denjë!),
Dy fise shpëtoj nga vëllavrasja e tmerrshme,
– Ooo burra! –A ma falni mua, këtë gështenjë?!
Mendueshëm, malsorët u shikuan ndërsy,
(Për një gështenjë, nuk turprohet burri!),
Dhe folën, prerazi, përnjëherë:
– Të qoftë falë, o Bajram Curri!!
…!
Tytat e armëve u ulën ngadalë,
Duart shtërnguan burrat e Grisë,
Lëshoi shtat, gështenja ndan rrugës,
Me emrin e Dragoit të Dragobisë!
./.
(Nga libri “Hija e vendlindjes”, faqe 23)