Ndërsa ndodhet në një situatë shumë kritike për shkak të koronavirusit, Italia ka nxjerrë disa dënime të reja tejet të ashpra për të gjithë ata që do të thyejnë rregullat e karantinës.
Mes këtyre masave është edhe paralajmërimi për burg për personat e prekur nga virusi të cilët do të dalin nga karantina.
Masat e reja të bëra publike në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, përfshijnë:
-Ata që janë testuar pozitiv dhe nuk qëndrojnë në shtëpi, mund të përballen me 1 deri në 5 vjet burg.
-Gjobat për shkeljen e karantinës rriten nga 400 euro, në 3,000 euro.
-Rregulloret do të rishikohen çdo muaj deri më 31 Korrik.
Qeveria ka paralajmëruar se nëse do të ketë shkelje, rregullat mund të bëhen edhe më të ashpra.
Italia ka regjistruar afro 70,000 raste dhe gati 7,000 vdekje deri më tani.