…INTERNETI !!      

Këta janë…, trimat e mjedisit,

…Shikoni dorën…, prapa bishtit !              

 

…!

 A e kini vu re,

Sa të dalldisur,

Sa trima të çartun,

Jemi ne, shqiptarët ndërveti ?

 

Të gjitha istikamet,

Bunkerët e strehimet e mëdha,

I shumëzoj me O (zero),

Mburoja spartane,

(…Ndorja,

Që s’ja ban kush cik !!)                                                                                                                                                                                                                                                      

…!

Ta luen gishtin, Tjetri,

Nga Finlanda,

Nga Australia, pallet si viç,

Anonimi, nga Afrika, të “ban batare”,

(Ndoshta, ndoshta,është kojshia…,

Që zgërdhihet  në dritare !)

 

Hajde kohë trimash, hajde !

Ku paskemi qenë më pare?

Si në Prishtinë ,

Si bash , midis  Tirane,

Çohen Hiç-Kërkushët,

(Edhe) “Ballin e Kazanit”,

E bajnë…mutsihane !!

 

Ai, që deri dje,

Ecte “tuj kqyrë tokën”,

Sot “komentator=analist”,

( ta ban rrup-sup!),

“Thuaj se,-ja ke vjedhë lopën”.

 

O Zot, sa trima paskemi qenë,

(Ku s’na njeh kush, e vetëm ndërveti):

“Asht koha e të ligut,-vëlla”,

…Dorësi i fortë = Interneti !./.