Përvjetori i fillimit të bombardimeve të NATOS që shpartalloj ushtrinë gjakatare të satrapit të Ballkanit.
Haradinajt korifejë të lirisë.
Ramushi e shpëtoj Kosovën pa rënë në humnerat e historisë si Troja e Priamit dhe Hektorit, apo Kartagjena e Hanibalit.
Ushtria e Millosheviçit pas vrasjes makabre të dhjetra pjesëtarëve të Familjes Emblematike të Kosovës
Jasharaj, mes të cilëve gra e femijë dhe të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, me dt 24 mars të vitit 1998 mësyni Gllogjanin, për të asgjesuar folenë tjetër të shqiponjave, familjen e Bacës së luftës Hilmi Haradinajt, djemt e të cilit ishin prijësit e luftës në Rrafshin e Dukagjinit.
Luan Haradinaj, njëri prej figurave kryesore të UÇK-së kishte rënë në pusinë e çetnikëve serbë me 6 maj 1997, në malet e Pashtrikut, për të mbetur simbol i shkuljes së gurëve të kufirit, vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve.
Ndonëse i plagosur edhe vetë Ramushi e mbarti në shpinë bashkë me disa bashkëluftëtarë disa orë deri në Vlahën të Hasit.
Gjeneral Luan Haradinaj ra deshmorë i Atdheut në ditën e Shën Gjergjit, i cili edhe sot adhurohet si miti që vrau kulçëdrën.
Shën Gjergji ishte komandanti i legjioneve romake që nuk pranoj masakrimin e krishterëve, prandaj me urdhër të Perandorit Dioklecian e vranë në mënyrë kanibaleske duke ja bërë trupin copa copa.
Gjeneral Luan Haradinaj ra në ditën e Shën Gjergjit, në ditëlindjen e Heroit Kombëtar, Moisiut tonë Gjergj Kastriotit i cili ka lindur me dt 6 maj të vitit 1405.
Ashtu si Shën Gjergji vrau Kulçedrën, si Moisiu që me shkopin e tij magjik ndau përgjysmë detin edhe Gjergji Ynë vrau Kulçedrën Aziatike me shpatën magjike, e nxori popullin e vet nga ërrësira shekullore dhe themeloj Shtetin e Përqëndruar Arbëror duke u shndërruar kështu Atlet i Krishtërimit dhe engjell mbrojtës i vlerave të Qytetërimit Europian.
Jeta e Luan Haradinajt ishte e shkurtër por i mjaftoj për ta shkruar emrin e tij me shkronja të arta në Panteonin e Kombit.
Rreth një vit pas rënies së Luanit qindra forca policoro- ushtarake rrethuan atë ditë pranëvere të 24 marsit Gllogjanin për asgjësimin e bërthamës së UÇK-së dhe shkuljen e rrenjëve të saj.
Por pikërisht ketu filloj kthesa e madhe e luftës çlirimtare, shenohet fitorja e parë e UÇK-së dhe një epope tjetër e lavdishme e Kombit Shqiptar.
Ranë në fushëbetejë për të mbetur përjetësisht në pavdekësi, në Altarin e Lirisë Agron e Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.
U plagos përsëri Kalorësi i lirisë Ramush Haradinaj.
Pas shumë luftimeve të ashpra makineria vrasëtare e Satrapit të Ballkanit u tërhoq e mundur dhe e turpëruar.
24 marsi konsiderohet fillimi i zhbërjes së Serbisë në Dukagjin dhe Kosovë, sepse pas kësaj dite i madh dhe i vogël u rreshtua në luftën kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës.
Sot në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit kujtojmë me pietet sakrificën sublime të heronjëve dhe dëshmorëve të Kosovës, bijëve dhe bijave të Kombit Shqiptar që u rreshtuan në UÇK- në e lavdishme me moton.
“Një Komb një qendrim” dhe me devizën :
“Për Kosovën jap dy jetë.
Vdekjen time e vras vetë”.
Kam shkruar shumë për UÇK-në, për betejat e saj homerike për sot do të shkruaj për Familjen Haradinaj si protagonistë të kësaj lufte e cila i dha UÇK- së shumë gjeneralë dhe Atdheut katër deshmorë.
Ajo prej shumě vitesh kishte zhvilluar një luftë guerilase prandaj konsiderohej si bërthama e UÇK- së.
Mbi 3000 vjet më parë profeti Abraham ( Ibrahim) bëri Besëlidhje me Zotin.
Ai i çoi Krijuesit të gjithësisë për flijim të birin Isakun (Ismailin).
576 vjet më parë fisnikët arbërorë u besëlidhën me Kryezotin e Arbërisë Gjergj Kastrioti në Kuvendin e Lezhës dhe themeluan Shtetin Arbëror.
Ashtu edhe Hilmi Haradinaj bëri besëlidhje me Atdheun dhe Flamurin Kombëtar Kuqezi, me bekimin e Zotit.
Kur e thirri Atdheu ai zbriti si matador sëbashku me djemt e tij trima në fushëbetejë me bajlozët e zi të Serbisë.
Liria e Atdheut ishte feja në të cilën ai besonte me fanatizëm.
Flamuri Kombëtar tempulli para të cilit përkulej me nderim e respekt.
Patriotizmi ishte ideologjia e vetme e rrënjosur brez pas brezi nga burrat e shquar që nxori kjo Kullë fisnike.
Baca Hilmi sëbashku me veprimtarin e madh të Çështjes Kombëtare Smajl Haradinaj nderuar me Medaljen “Hero i Kosovës”, babain e Nasim Haradinajt, me kontribut të madh në luftën për çlirim, janë mentorët e përcjelljes tek Luanët e Haradinajve të patriotizmit, nacionalizmit, të historisë së lavdishme, luftërave të përgjakshme për liri e pavarësi.
Rreth 6 shekuj më parë stërgjyshërit e tij përcollën prijësit e tyre Pjetër Shpanin me djemt e tij dhe Lek Dukagjinin për në Kuvendin e madh të Lezhës.
Ishte ky kushtrim i të parëve të vet, thirrja e Atdheut që ngriti në këmbë si Ante Bacën e luftës Hilmi Haradinaj me djemt e tij Ramushin, Shkelzenin, Luanin, Enverin Dautin, Frasherin, Vetonin e vogël, e Himën 14 vjeçar që ra deshmorë në moshë të njomë dhe lëshuan kushtrimin për çlirimin e Kosovës.
Luanët e Haradinajve luftuan të paepur nga beteja në betejë.
Shkelzen Haradinaj është një simbol i qëndresës shqiptare, i cili luftoj 6 vjet më qendresë titanike, me vitalitet të pashoq, me trimëri të rrallë në betejat e përgjakshme për çlirimin e Kosovës, siç thotë populli, “Trim si zana”.
Ai ishte guerilas i jashtëzakonshëm.
Çeta e tij gjatë luftës Ilegale, me aksionet e rrufeshme,të ngjashme me ato të Çerçiz Topullit dhe Azem Galicës u ba tmerri i armikut.
Ai i godiste agresorët pandërprerje natën dhe ditën e u kalli panikun sa i bëri që tu dridhet toka nën këmbë.
Sëbashku me njesitin e tij u tregua strateg e mjeshtër i pritave shkatërrimtare.
Renia heroike e Luanit nuk e ligështoj aspak përkundrazi dhimbjen e ktheu në forcë.
Vetëm brenda një nate ndërmori 22 aksione të armatosura kundër bazave militare serbe.
Me dt 24 mars luftoj heroikisht.
Pas plagosjes së rëndë të Enverit dhe Dautit me dt 9 gusht të vitit 1998, në frontin e Gramaçelit forcat serbe po i afroheshin Shtabi të Gllogjanit, Shkelzeni shtrëngon plagët e veta dhe gjëndet në ballë të frontit.
Ai ishte barrikadë e pakapërcyeshme e ofensivës së ushtrisë serbe të shtatorit të vitit 1998.
Gjatë një aksioni gueril në prapavijë të armikut plagoset përsëri me dt 18 nëntor 1998, në Rrugën Deçan -Gjakovë, ku u vranë 6 policë serbë.
Falë zgjuarsisë e guximit të Shkelzenit dhe luftëtarëve të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”dhe të Brigadës 134 u bënë digë e pakalueshme dhe e pathyeshme, varr për armikun.
Kryen me sukses të gjitha detyrat e ngarkuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare.
Luftëtarët e lirisë të udhëhequr nga Shkelzeni i thyejnë keq forcat serbe në betejat e dt 9- 18 janar të vitit 1999, ku Shkelzeni merr përsëri plagë të reja.
Gjeneral Shkelzen Haradinaj shquhet në Betejën e Pozharit me dt 27 mars – 2 prill 1999, çka i detyroj forcat serbe të tërhiqen të mundur duke lënë pas shumë të vrarë.
Me dt 16 prill të vitit 1999 në malet e Maznikut, në një betejë të ashpër dhëmb për dhëmb, gjoks për gjoks me forcat serbe për të mbrojtur popullatën civile, në Bardhaniq ra heroikisht në fushën e nderit me shokët e tij Fatmir e Luan Nimanaj dhe Hasim Halilin.
Disa herë Shkelzeni me shokë ua kthenin bombat e serbëve që ua kishin hedhur atyre.
Shkelzeni më i fortë së shkembi, më madhështor se Mali, emrin e të cilit mban nuk e rrëzoj plumbi në gjoks, por ashtu i plagosur, si gladiator nuk ndalet por vret një ushtar serb.
Por kur e merr plumbin në ballë bie për të mbetur në përjetësi i pavdekshëm.
Bashkëluftëtarët e tij nuk e besonin se mund të binte Shkelzeni siç nuk mund të rrëzohet Shkelzeni madhështor nga asnjë lloj termeti.
Ai ra sëbashku me shokët e tij në emër të lirisë, në emër të Atdheut, për mbrojtjen e mijëra jetëve njerëzore të popullsisë civile.
Trupat e tyre i tërhoqi, vellai Dauti, luftëtarë legjendarë, i plagosur disa herë, me mjaft plumbi në trup, i cili kishte qenë shënjestra e parë e policisë serbe me dt 24 mars të vitit 1998, në hyrje të Fshatit Gllogjan, sepse ishte vetëidentifikuar pa kapuç në shpalljen publike të UÇK -së, me dt 28 nëntor të vitit 1997, në praninë e dhjetëramijëra vetëve, në varrimin e mësuesit Halil Geci në Drenicë, vrarë nga dora kriminale serbe.
Trimat e Haradinajve por dhe të gjithë UÇK-së dilnin në fushë të mejdanit pa u tharë gjaku e shëruar plagët e vjetra, por ashtu siç i shtrengoj plagët Gjergj Elez Alija për të dalë në mejdan me Bajlozin e detit, edhe ata shtrëngonin plagët e vjetra dhe dilnin në mejdanet fitimtare me bajlozët e Serbisë.
Kënga popullore na sjell veprën e pavdekshme të Shkelzenit dhe Luanit.
“Se Luani dhe Shkelzeni janë ba Diell janë ba Hanë
Dritë përmbi Gllogjan”.
Teksa po shkruaj këta rreshta për lëgjendën e gjallë të luftës, strategun e saj, kalorësin e lirisë, Komandantin e Rrafshit të Dukagjinit, Gjeneralin e rendësishëm të shekullit të XX-të z Ramush Haradinaj mu kujtua sentenca e Napoleon Bonapartit:
“Dekorata më e madhe që merr njeriu në jetë është një plagë në luftë për lirinë e Atdheut”.
Ramush Haradinaj e ka kaluar këtë sentencë të Perandorit të madh, jo vetëm se është dekoruar me disa plagë fitimtare, duke sfiduar e vrarë disa herë vdekjen në mejdanet e lirisë, dhëmb për dhëmb me bishën serbe,por ka venë në themelet e lirisë së Kosovës gjakun e Luanit, Shkelzenit, Enverit dhe kusheririt, Himës.
Ai ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm i betejave për liri për çlirimin e Kosovës nga kthetrat e Serbisë shoviniste, shtetit militar të armatosur deri në dhembë.
Kjo luftë ishte unlike në fundshekullin e XX-të.
Ajo u akordua në prefeksion me ndërhyrjen ajrore të NATOS, e cila filloj bombardimet një vit më vonë, por në të njëjtën ditë më Epopenë e Dukagjinit 24 mars 1999.
Me dt 13 qershor të vitit 1999, pas 6 shekuj robërie Flamuri Shqiptar u valvit krenar dhe i lirë në tokën e Kosovës, përkrah flamujëve të NATOS.
Familja Jasharaj sëbashku me Familjen Haradinaj u banë Emblemë e Kosovës.
Me dt 16 prill 2005 dora tinzare kriminale vrau Enverin, i cili ishte plagosur disa herë në luftën për çlirim.
Presidenti Ibrahim Rugova e shpalli ditë zie kombëtare.
Këtë akt të pashembullt e dënuan mbarë shqiptaria, dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare.
Familja Haradinaj nuk ra në kurthin e ngritur nga mendja diabolike e sponsorizuar nga armiqtë e lirisë së Kosovës, që qëndronin pas këtij atentati politik të pazbardhur gjer më sot.
Ramush Haradinaj siç shëndriti në luftë shkëlqeu dhe në politikë, i cili deshmoj vizion gjenial duke u bërë lider me peshë dhe e orientoj Kosovën në kahjen e duhur në partneritet me aleatët Euroatlantik.
Ai është i pari burrështetas që siç sakrifikoj gjithçka për lirinë, jetën dhe familjen, sakrifikoj dhe pushtetin e besuar nga populli i tij për dinjitetin e Shtetit të Kosovës, dhe për çertifikimin e Kauzës së UÇK-së, për realizimin e ëndrrës shekullore, në betejën e stërgjatur me Trubunalin e Hagës.
Dalëzotësi i lirisë dorëzoj pushtetin dhe shkoj si dorëzanë i Kosovës dy herë në Hagë dhe ngadhnjeu duke fituar pafajsinë.
Mbrojtja e shkëlqyer që ai dhe stafi i tij i bënë luftës çlirimtare i shkërmoqën akuzat si kështjellě rëre.
Po kështu triumfoj në Slloveni dhe në Francë.
Barazimi i viktimës me agresorin dhe marrja në përgjegjësi penale e një udhëheqësi të luftës për liri të popullit të vet nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e të Drejtës Ndërkombëtare.
Imagjinoni sikur të dilte para gjygjit Xhorxh Washingtoni, Garibaldi, Simon Bolivari.
Kodi moral i shqiptarëve i rrënjosur prej mijëra vjetësh në memorien e tyre është një kod kalorsiak e fisnik që nga koha e strategut të lashtësisë Pirros së Madh, Epokës së Gjergj Kastriotit, betejave të mëdha për liri e pavarësi në shekullin e XIX-të e XX-të.
Shqiptarët nuk kanë vrarë e keqtrajtuar robërit e luftës, apo popullsitë civile të armiqëve të tyre.
Është kjo arsyeja që Konventa e Gjenevës për trajtimin e robërve të luftës është frymëzuar nga Pirroja i Epirit, i njohur në mbarë Botën, jo vetëm për gjeninë e tij ushtarake, por edhe për drejtësinë e treguar ndaj robërve të luftës.
Ramush Haradinaj, ndonëse i vetëm në Samitin e Berlinit ia doli të ndalë skenarin ogurzi për ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve të saj që synonin krijimin e Serbisë së madhe, apo Jugosllavisë së tretë.
Kryeministri Haradinaj shterroj ëndrrat serbiane të karaxhiçëve, garashaninëve, qosiçëve, çubriolloviçëve të rinj të udhëhequr nga Gebëlsi i Millosheviçit Aleksanděr Vuçiç.
Për të ruajtur dinjitetin e Shtetit të Kosovës dha dorëheqje dhe shkoi përsëri në Gjykatën Speciale si qytetar i lirë.
Si kryeministër në detyrë ia ktheu pushtetin popullit, realizoj zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranoj rezultatin e Sovranit.
Kështu veprojnë vetëm misionarët e Kombit.
Shtypi gjerman ka shkruar se pa Ramushin nuk do të kishte Republikë të Kosovës.
E unë po e mbyll këtë opinion timin se pa Ramushin Kosova do të përfundonte honeve të historisë si Kartagjena e Hanibalit, apo Troja e Priamit e Hektorit.