Ballina Kryesore MBAJTJA E SEANCËS SË RADHES SË KUVENDIT: RREZIK SERIOZ I PËRHAPJES SË...

MBAJTJA E SEANCËS SË RADHES SË KUVENDIT: RREZIK SERIOZ I PËRHAPJES SË VIRUSIT COVID 19

Trajtim shkencor nga prof. dr. Jahja Kokaj, Qendra Shkencore Kosmosi dhe Njeriu)

Mendjet e nxehta politike me ego dhe egoizëm, edhe në këto ditë organizojnë konflikte dhe antagonizma ndër-partiake, pa e ditur se çfarë rreziku kërcënon racën njerëzore sot në të gjithë Rruzullin Tokësor, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Si një shkencëtar që kupton seriozitetin e situatës, edhe pse unë i përkas njërës prej palëve, personalisht konsideroj qe eshte me e rëndësishme, për mua të fitojm luftën kundër virusit Corona, edhe nëse, pas kësaj fitoreje, nuk do të ekzistojë partia vetëvendosje. Në mënyrë të ngjashme, nëse do të kishte mundësi të sakrifikoja jetën time, automatikisht do ta bëja, për çmimin e fitimit të luftës kundër COVOD 19, për këte unë do të isha njeriu më i lumtur në botë.

Në Itali, trolli i Galileo Galileo dhe Illuministëve tjerë, që bën kthesa revolucionare në shkencën e mendjes njerëzore, tani kur gjendet në mes të një lufte kundër VOVID 19, ka ekspoduar fluksi I vdekjeve ku per disa qindra kufoma në ditë, duhet të angazhohet edhe ushtria për ti eleminuar ne atë fliks kolosal, pra edhe me mungesë të respektit përfundimtar, ceremoninë që qeniet njerëzore e meritojnë kur lagohen përgjithmonë nga kjo Botë.
Komentet e njerëzve qe degjojme edhe ne Kosove, të cilët nuk kanë asnjë ide mbi natyrën e armikut që na kërcënon, flasin për procedurat konvencionale të mbrojtjes, për doktrinat ekzistuese ushtarake, të cilat duhet të ishin vetëm një pjesë shumë e vogël e masave. Përmendin progresionin matematikor dhe gjeometrik, si dhe përhapjen e gabuar të induksionit kolektiv.
Tani disa fakte fillestare shkencore për të treguar qëllimin e postimit:
Agresiviteti dhe vuajtja që ka njerëzimi nga virusi tregon se ne jemi tani në një fazë të re të revolucionit modern teknologjik, që është vazhdimi i teknologjisë së informacionit-NANOTECHNOLOGJIA. Ajo që ne jemi duke përjetuar është parashikuar vite më pare, nga zbuluesi i nanoskopit, Rohrer dhe babai i teorisë së Nanoteknologjisë-Dexler. Ajo që ne po përjetojmë është vetëm një formë e së keqes, por e mira do të jetë gjithashtu kolosale të cilen do ta përjetojë raca njerëzore duke e bërë problemin e energjisë dhe të ndotjes si një histori të kaluar.
Për të konkluduar, të theksoj faktin se ekspertët tanë ushtarakë ose opinionistët, si dhe disa në politikë, nuk e njohin faktin se fazat e përhapjes arrijnë një shkallë, kur përparimi apo amplifikimi gjeometrik shndërrohet në një proces ORTEGU (avelinche). Gjithashtu faktin që procesi është stokastik, ku nuk trajtohet me një probabilitet të thjeshtë, por përmes formimit të një shpërndarjeje normale dhe densiteti të probabilitetit të një sistemi ergodik. Për fat të keq këto janë koncepte që kanë të bëjnë me shkencën e nanoteknologjisë dhe hapësirave shumë-dimensionale, të cilat janë larg nga potencialet informative logjike të opinionistëve ose të disave në politikë, që janë larg fushës në fjalë.
Takimi në dhomën e parlamentit, ku dihet që jemi në një fazë lufte, ku ka gjasa qe cdo I dyti person mund të jetë kandidat për burimin e virusit, pra jo domemosdoshmerisht I ardhur tani nga jashtë kufirit, ku të paktën dy deputetë, që janë të njohur me emër e mbiemë, kanë pasur kontakt në një distancë më të vogël se një meter, më një të infektuar dhe fakti që ekziston një probabilitet i lartë që ka deputetë të tjerë që janë të infektuar, por në fazat e inkubacionit të cilët jo vetëm që nuk kanë shenja klinike, por edhe testi mund të jetë negativ edhe pse pas disa ditësh shenjat do të shfaqen. Pra, në këtë situatë, është
ABSURDITET, RREZIK JASHTAZKONISHT SERIOZ PËR NJERËIT ATY, POR EDHE PËR GJENERIMIN E AFËR 100 BURIMEVE TË REJA TË PËRHAPJES SË VIRUSIT NË KOSOVE.
Molekulat virale nga një mushkëri e vetme e një personi të infektuar ne salle, do të depërtojnë brenda një ore, në hundët e sejcilit deputet të pranishëmë, eshte një fakt i pamohueshëm!
Maska që deputetët do të përdorin në seance, të cilat kanë një densitet të lartë të rrjetave të pambukut ose materialit tjetër, janë mikroskopike, kurse virusi është me madhësi nanoskopike. Eshte analog me situaten , sikur topi është para portës së futbollit disa centimetra larg, por që porta ka një gjërësi prej 7 metrash. Për të izoluar virusin kërkohen maska specifike izolimi që pengojnë absolutisht depërtimin e virusit. Deputetët nuk i kanë këto maska.
Unë apeloj, si ekspert me botime shkencore në fushën e nanoteknologjisë, të bëhët si vijon:
Për momentin, duhet plotësisht të pezullojmë armiqësitë politike derisa të fitojmë luftën pandemike kundër koronavirusit. Unë, si deputet i parlamentit, duke i kënaqur ambicijet egoiste të Z. Mustafa, për çfarëdo që ai të kërkojë, i kërkoj falje. Nëse ai kështu insiston, duhet të gjithë kosovarët ti kërkojnë falje.
Pra kërkojmë falje prej tij, Agim Velut dhe cilitdo që ndihet I ofenduar, që të tejkalojmë këte situate në këto ditë. Eshtë koha të ndihemi si vëllau me vëlla. Lërini antagonizmat të cilat kuptoni që janë qesharake dhe të rrezikshme në këtë situatë të rrezikshme për Kosovën dhe Botën.
Unë propozoj që urgjentisht të takohen, tani si vëllezër Thaqi, Kurti, Mustafa, Veseli, Haradinaj, Limaj, e te tjere , në kushte që lejojnë, kërkesat e rrezikut të virusit dhe të pezullojnë armiqsitë.
Jam i vetëdijshëm se shoqëritë moderne, qeverisen vetëm me ligje, por në situatën ku jemi, pse të mos përdorim edhe kodin tonë tradicional të besës, për të pezulluar ose eliminuar përkohësisht armiqësitë politike për t’i rivendosur ato pas fitores së luftës kundër virusit. Më lejoni të ju rikujtoj që edhe në ditën e varrosjes, vrasësi apo dorasi I vrasjes së djalit merr pjesë në ngushllime dhe varrim. Babi I djalit sipas kodit në fjale, zgjatë dorën, e pranon ngushllimin, megjithëse më vonë pasi të kalojë besa, i hakmerret. Po theksoj që jam kundër traditave prapanike, por në këtë situatë duhet të përdorim gjithçka, për të kapërcyer situatën.
Unë gjithashtu propozoj që taksa 100% me Serbinë, të hiqet në mënyrë që edhe me ata gjithashtu të kërkojnë një “armëpushim” duke lënë anash apo pezulluar përkohësisht armiqësitë politike. Për momentin edhe me ata ne duhet të jemi një front të përbashkët solidar botëror, në luftën kundër armikut global,virusit. Unë besoj se mendjet normale, pra edhe ata. do të kuptojmë që kemi kohë qe pas rrezikut, që serbët dhe kosovarët të vazhdojnë qëllimet ose antagonizmat e tyre, deri në zgjidhjen përfundimtare. Ndoshta gjetja e një fronti, në këto kohë të vështira, do të ndihmonte gjithashtu për të gjetur një zgjidhje afatgjatë optimale si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.
Këte formë unifikuese po na sugjeron Europa, SHBA dhe të gjitha mendjet që kane logjikë dhe rezon njerëzor.