Ballina Kulturë KUR VIRTYTI NUK KA BESË – Nga Jakup KRASNIQI – Prishtinë

KUR VIRTYTI NUK KA BESË – Nga Jakup KRASNIQI – Prishtinë

Përditë sharjet po rrjedhin lumë
I shohim e po i lexojmë shumë
Të gjitha tok veshët na i shpon
Disa veç urrejtja po i bashkon

Njeriu duhet të frikësohet
Aty ku urrejtje ngre tensionet
Aty ku dashuria s’ka vlerë
Për dje për sot e çdo herë

Perspektivë jete po të kërkosh
Viirtyt e dije nuk janë lëmoshë
Sepse kultura është gjë e mirë
Për çdo njeri në këtë hapësirë

Sharje e fyerje janë veçse vese
Pranoje mendimin e lirë pa vesvese
Sepse aty ku virtyti nuk ka besë
Aty njerëzit janë të pa shpresë

Prishtinë, 22 mars 2020