Në gegnishte thuhet për të mirë: “E ka orën e mirë”, kurse për të keq: E ka orën e preme”.
Miq, në gjjithë këtë “katrahur” që ka përfshirë globin tonë, pra edhe ju që besoni se ka “Virus” e edhe ata që nuk besojnë se ka “Virus”, duhet të pranojmë se nga të gjitha të këqijat ky Corona një të mirë e ka: Nëna TOKË, këto ditë po merr frymë lirisht, ajo është liruar këto ditë shumë nga ndotja e madhe e përditshme që i bëhej nga komunikacioni, ajror, tokësor e detar. Duke qenë se aktivitetet e njeriut janë kufizuar shumë si rezultat i masave të marrura nga qeveritë e vendeve të ndryshme të botës e edhe qeveritë e fuqishme të botës, TOKA po mbushet me energji të re dhe po ndotet shumë më pak se sa para Corona Virusit.
Për çudi këto ditë nuk pashë aktivistët e ruajtjes së ambientit t’a falënderojnë Virusin se me ardhjen e tij ndihmoj ruajtjen e ambientit më shumë se mijëra aktivitete të aktivistëve ambiental. P.sh. flota ajrore zvicerane ka 100 aeroplan, aktualisht janë në tokë 95! Llogaritë mund t’i bëni vetë miq!
Gjatë kësaj kohe sa janë të parkuara të gjitha sistemet e komunikacionit ajror, detar dhe tokësor, si dhe kanë pushuar së punuari shumë veprimtari sekondare dhe terciare, një duhet të pranohet: TOKA po rikuperohet ose po e merr vehten dhe ajo do ti jetë falënderuese “Virusit” për këtë “premje të orës” dhe mundësisë për t’u mbushur frymë sepse edhe asaj po i zihej fryma.
Unë u dëshroj:
Të prekurve nga Corona-Kurajo dhe shërim të shpejtë!
Personelit mjekësor-Kurajo, forcë dhe durim!
Qytetarëve- Ndiqni udhëzimet e dhëna nga institucionet! Rrini n’shpi!
Institucioneve-Paçit fat në menaxhimin e situatës aktuale!
Ndërmarrësve që është dashur të ndërprejnë veprimtaritë e tyre ekonomike- Duroni, TOKA ua di për nderë!
Matrapazëve-Mos bëni çka s’ka bâ kushi se u gjenë çka s’ka gjetë kânin!
Politikës-Ndryshim të mendimit politik mbi shëndetësinë, ekonominë, dhe shtyllave bazë të funksionimit të shoqërisë!
Të fuqishmëve financiar- Ndyshim të mendimit mbi investimet në të ardhmen!
Shkencëtarëve- Këmbëngulësi në kërkimet tuaja për të mirën e njeriut!
Paçim fat! Zoti na ndihmoftë!