Dhuraten qe na dha gjaku shekullor i shqiptareve dhe Amerika, kete Kosove shtet te lire, te pavarur e demokratik, e kemi te gjithe dhe e duam te gjithe dhe asnje lloj muti apo zoti nuk eshte pronar i vetem i saj.
Shume urrejtje, shume nervozizem, shume shpifje, shume trillime, shume akuza ne hava, shume stil e komunikim guerilesh komuniste, atentatoresh, killerash, shume fodullek, karagjozllek, mburrje, arrogance komunistesh, bolshevikesh, titistesh, jugosllavesh, enveristesh, ishzyrtaresh komuniste te diktatures nga shume ane lidhur me veprimin e mosveprimin e kryeministrit Kurti, qe shkarkoi pa diskutim e konsultim rrufeshem ne stilin arrogant e te vrazhde edramist ministrin e brendshem te vendit, qe gjykon, perflet e zhvlereson dhe rrezon vendimin e presidentit te vendit kur nuk e ka tager kushtetues ta gjykoje ai si kryeminister, por duhej ti drejtohej Gjykates Kushtetuese a eshte apo jo ne shkelje te kushtetutes vendimi i presidentit, vepron sikur ka 88 deputete nga 120 qe ka parlamenti e jo sikur ka 28 deputete gjithsej qe jane as nje e katerta e parlamentit.
Kryeministri Kurti mund te qeverise gjate ne Kosove nese nderron stil drejtimi, nese nuk eshte me mendjen e tij te opozites, na kalin e urrejtes te opozites. Ai ka heqe dore ne gjithcka te opozites se tij, por sjellja me vartesit ne qeveri duket mbetet e tij si ne opozite.
Ai mund te qeverise nje e dy mandate nese nuk sfidon as shperfill askend se nuk ka takat per sfide nese don te jete kryeminister, pasi nuk ka as shumicen e thjeshte te pakices.
Per me punue vetem, per mos me pranue asnje keshille te askujt, per mos me durue askend, z. kryeminister te rrije ne shtepi a ne zyre e te shkruaje romane.
Ndryshe duhet me durue, pasi njerzit qe ka rreth vetes ne qeveri nje pjese e mire jane gjenerala e jo ushtare rrjeshti, jane personalitete qe i njeh Kosova dhe i vlereson dhe kane merita e kontribute kombetare me shume se z. kryeminister.
Nuk duhet te jete ne fjalorin kryeministror fjala tradhetar per ministrin e brendshem z. kryeminister.
Nese din gje te sakte dhe konkrete per ndonje tradheti apo tregti te presidentit, thuaja kuvendit te Kosoves e na shpeto gjithe shqiptareve se ndryshe do te damkosesh se do thote historia, e dinte tradhetarin dhe e la te tradhetoje Kosoven…
Te gjithe po bejne te diturin keto kohe, te gjithe po diktojne, te gjithe vetshpallen pronare te se vertetes, te gjithe po vetcaktohen zedhenes te Amerikes, po na shpikin tre, kater apo pese Amerika, po na terrorizojne me komplote amerikane kunder Kosoves, te gjithe komunistet e marksistet, enveristet e titistet ne nje gare frenetike dashurie gjasme per Kosoven.
Shume urrejtje, shume vner kunder tjetrit, me ia fute gishtat ne sy tjetrit.
Vraje presidentin dhe shpetoje Kosoven dhe hy ne histori ti nese je i bindur se Thaci eshte tradhetar dhe e ka shite nje cope Kosove.
Vraje kryeministrin dhe hy ne histori ti president qe je i bindur se Albini punon kunder Amerikes dhe eshte pro rus e ia ka shkele bishtin Beogradi me kohe.
Vrajini o trima, o guerilas, vrajeni te dy dhe te shpetoje Kosova njehere e mire nga tradhetia.
Duhet njohur e pranuar kontributi i gjithkujt dhe kontributet e te gjitheve jane gjerdani qe na duhet.
Dhuraten qe na dha gjaku shekullor i shqiptareve dhe Amerika, kete Kosove shtet te lire, te pavarur e demokratik, e kemi te gjithe dhe e duam te gjithe dhe asnje lloj muti apo zoti nuk eshte pronar i vetem i saj.
Kosova eshte gjysma ime, eshte endrra ime, eshte rrenja ime, gjaku im, kam tri dekada qe shkruaj perdite e pernate per te dhe nuk i jap llogari askujt mbi dhe e nen dhe per fjalet e mendimet e mia. Nuk pranoj mend as keshille dashurie nga askush, aq me pak fyerje.