Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka bërë me dije se Amerika do të verë në dispozicion 100 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipërinë dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.
“Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19″, shprehet ajo.
Kim thotë se kjo mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.
“Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!”