Sot dy ministra të qeverisë të Kosovës Abdixhiku & Vitia në konferencë shtypi deklaruan: Si pasojë e masave të marra nga qeveritë Evropiane për mbylljen e transportit publik, ajror, tokësor nga shërbimi ynë diplomatik janë evidentuar 850 qytetarë rezident kosovarë që kanë mbetur në shtete evropiane dhe se po përgatitim listat te mësojmë edhe për situatën e bashkombasve tonë ne mërgim. Deklaruan se do të sillen në Kosovë dhe se të gjithë do të karantinoren në Qendrën Universitare ne Prishtinë (2000 shtretër) dhe do dalin prej aty vetëm pas 14 ditëve. Ata benë të ditur se në krye të kësaj qendre është emëruar zv/ministrin i ekonomisë. Gjithashtu i komunikuan opinionit publik dhe autoriteteve zyrtare se transporti nga pika e parë e hyrjes në shtetin e Kosovës do të shoqërohen për ne karantinë nga mjete të transportit ushtarak të FSK-së dhe se ndalohet kategorikisht çdo lloj mjeti privat dhe publik të kryejë transportin e tyre.
Po ne, ne Shqiperi, sa kemi, ku kemi karantinën dhe si do veprohet?…
Ata thanë sa tampon dhe kite kishin ne dispozicion dhe sa do të blinin?. Ne sa kemi ?.
Ata thanë se kishin 150 aparate për frymëmarrje të drejtuar dhe se do blejnë, brenda javës edhe 50 te tjera, thanë se kishin blerë një aparat të ri modern të kryerjes të testeve.
Po ne, ne Shqiperi,  sa kemi?.
Apo çfarë ashte bere dhe çfarë po behet?. Mire te gjitha masat e karantinës.
Po për këto masa që janë kritike çfarë po behet ?. Kush e di?.
Ata thanë se kishin një numër shtretër të mjaftueshëm edhe për raste ekstreme dhe shpallen plan veprimi për shfrytëzimin e tyre, përfshi ato private. Po ne sa kemi?. Kush e di?.

        Pa tendencë për tu marrë në analizë çfarë është bërë, duhet thënë se qeveria kreu një hap shumë të rëndësishëm: Zgjidhi qesen, tash duhet riorganizim total i operacionit i mbështetur dhe mbi alokimin e mbështetjes financiare, duke i ndarë strikt forcat në betejë dhe ato në mbështetje, “armët” që do tu jepen, është fjala për ilaçe të reja që janë provuar më efektive.
         Koha: Kur? Ku? Si?.
         Skenarin e shfrytëzimit të resurseve ekzistuese dhe planin e mbështetjes të pritshme, ekipin e ekspertëve që do të bëjë menaxhimin e situatës, dhe njëhershmi përcjelljen në publik të mesazheve optimiste. Mendja të thotë se nëse do të ngushtohet rrethi i të kontaminuarve ne vend, kontrolli dhe futja në karantinë shtetërore i atyre që kthehen nga shtete të krizës, menaxhimi, kontrolli dhe testimit i shoferëve të transportit ndërkombëtar të cilët punojnë në interes të mbajtjes gjallë të sektorëve jetik, kapacitetet në shfrytëzim, shtimi i personelit dhe aksesit për informim më tel dhe internet të qendrës kombëtare te koordinimit të emergjencave, përditësimi nga ekspertë i hartës të përhapjes të COVID-19 – tës, testimi (të bëjmë së paku sa Kosova) Shqiperia do të shmangë me siguri kolapsin e hosspitalizmit, do uli numrin dhe pasojë edhe kostot.
        Ndryshe nëse çdo ditë nuk do ti përgjigjemi me disiplinë të hekurt dhe elasticitet ne organizim dinamikës të epidemisë, do të harxhohemi dhe shume elementëve që shërbejnë për të përhapjen e virusit do të ja lemë rastësisë.