” Është serioze. Që nga uniteti gjerman, jo, që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka pasur një sfidë për
vendin tonë, që ka aq shumë rëndësi për veprimin tonë të përbashkët të solidaritetit “,
thotë kancelarja Merkel në adresën e saj, pas goditjës së pa pritur nga pandemia e Koronavirusit.
Lexues të
ndëruar e fillova këtë shkrim më thënjën e zonjës së hekurt, kancelarës së Gjermanisë, Angela Merkel, për faktin
së në çfarë niveli të lartë është vetëdija e popullit gjerman , në këtë rast të zonjës Merkel, kur është
në pyetje  mbrojtja e popullit  nga pandemia.Shqiptarët nuk janë popull më numër sa janë gjermanet, por sigurisht së
jemi nder popujt më të lashtë në Evropë.Kjo traditë e mirë sikur nuk po na bën punë dhe nuk po shfrytëzohet
historikisht.Së po  na dalin në krye për tna udhehequr të paditurit, gjysem analfabetët dhe  zhvatësit e pronës shoqërore
.Puna dhe veprimet e tyre janë histori e gjatë , dhe sigurisht
 hiq e ndritur karshi shtetit dhe kombit. Ti kthehem temës e cila është aktuale në Kosovë. Kur pandemia
 ka marrë përmasa shqetësuese në botë, në Kosovë rastët e kësaj pandemie nuk janë të shumta. Dhe, kur pritej
që kjo gjendje të na bën unik të gjithëve , e para së gjithash drejtuesit e shtetit më të ri në Evropë, kjo
 nuk po ndodhë për fatin tonë të keq .Dihet së edhe ky koalicion ishte i “zorit”, për shkak të dallimeve të mëdha
programore ndërmjet LVV dhe LDK. Njëra parti e krahut të  qendrës së majtë, kurse LDK e krahut të djathtë politikë.
Dallimet programore dhe dallimet ideologjike ishin të mëdha , të cilat bën që koalicioni të zgjatët më muaj
të  formohet , dhe nga pykat që ju bëheshin nga ata që e humbën pushtetin . Kjo ishte e para dhe qensorja për mua.
Tjetër. Disa nga LDK-ja, duket së janë të lidhur
 më bisnese të ndryshme më PAN, dhe kjo ishte pengesë e madhe, që ky koalicion të shkon deri në fund. Thënë
të drejtën nuk kemi dashur të bësojmë shumë ,  që do të ndodhë që ky koalicion mos të funksionon
deri në fund të mandatit edhe përkunder këtyre dallimeve.Pse nuk kemi dashur të bësojmë? Së në pyetje ishin ndryshimet
e proklamuara gjatë fushatës zgjedhore , për qka edhe dolën të parat në këtë garë LVV dhe LDK më një përqindje shumë
të ngusht.Njerëzit ju gëzuan kësaj fitoreje  si fëmijët, duke ju shtuar shpresat e humbura nga keqqeverisjët  e kaluara.
Ju shtuan shpresat së do të kemi ndryshime pozitive në këtë vend të lodhur nga zhvatja dhe hajnit e pa shëmbullta,
të lodhur nga skami dhe mjerimi social
për një shtet të vogël siq është Kosova.Populli është lodhur së tepërmi nga këto lojëra të pashmebullta të kësaj klase
 politike të degraduar dhe lakmitare për të mira materjale dhë për pushtet apsolut. Shumica po jetojnë keq.
Të rinjët nga pa përspektiva
e kan marrë botën në sy.Qeveria e re, ishte shpresa e fundit për kthimin e besimit të humbur në institucionet e shtetit
të kapuara fortë për gryke
 .Qeveria Kurti punen e filloj  mirë. Fillojë më ndryshime
që premtuan së gjerat do të shkojnë  për së mbari. Por, ata që zbritën nga pushteti pas një periudhe të gjatë
nuk lanë gurë pa lëvizur që ky koalicion të marr fund. Dhe, kjo  po ndodh në momentin kur Kosova e varfër po përballët
më gjendjën e pandemisë,  e cila e ka shqetësuar mbarë botën. Largimi nga posti i Ministritë të Punëve të Mbrendshme,
 Agim Veliut,ishte vëtem pretekst duket për prishje të koalicionit, së në pyetje, është dialogu më Serbinë dhe plani
siq po thuhet që një kohë të gjatë në opinion
për ndarje etnike të Kosovës  .
  Kur  pritej unifikimi që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia
COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri
në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar  më shumë së kurrë  më parë,karshi pandemisë së virusit.Kryeminstri
Kurti eshte ngutur pak më largimin e Veliut nga posti edhe pse më të drejtë.Por, për shkak të situatës eshtë dashur, që
të tregohet pak më tolerant, që jo tash ti jepet rasti skenarit për rënjën e qeverisë, duke ja forcuar pozitën
presidentit pa të drejtë  kushtetuese.Ne anën tjetër Isa Mustafa , i cili ka përvojë në politikë, edhe pse ka ndodhur
shkarkimi i Veliut, reagoi në mënyrë më të keqe të mundshme , duke kërkuar mocion për rrezimin e qeverisë.Presidenti,
Hashim Thaqi,  kërkojë pa ndonjë  bazë futjën e gjendjës së jashtëzakonshme, dhe kësaj thirrjeje ju nënshtru edhe Mustafa
Presidenti sikur e shfrytëzojë momentin delikat për ta instrumentalizuar rënjën e qeverisë bashkë më opozitën
 dhe disa në krye të LDK-së.Dikush  edhe mund të thotë së LVV po ka synime që ta ‘asgjason’ politikisht LDK-në.Nese ka ndonjë
të vërtetë këtu, e që pak është për tu besuar, atëherë më mirë në pushtet , bashkë më VV  për të mirën e shtetit të
Kosovës, së të ulët LDK  në prehërinë e Thaçit sa herë që ai e kërkon ,e i cili  më mjeshtri  e ka shfrytëzuar LDK-në,
për arritjen e qëllimeve të tija
politike.Kështu siq është vepruar pikërisht në këtë situatë kur po përballemi me pandeminë e shekullit, nuk do të kishte
 vepruar asnjë udhëheqës serioz diku tjetër,as në Afrikë!Vërtetë me këto veprime në vazhdimësi të kësaj kaste politike,
 po tregohemi
para botës demokratike së nuk kemi lidhje së çka është shteti. Dhe, drojë shumë së kjo situatë tash më shumë së kurrë
do të provokojë zbrazjën e Kosovës.Për përgjegjësi nuk po flasë së askush  nuk mori përgjëgjësi deri më sot, e shumë të liga
na ndodhën para syve tanë .Kjo klasë
politike moti është përshendetur nga përgjegjësia dhe nga morali politik.Kan mbetur të pa prekshem  besa edhe nga ligji!
Turpi thotë një fjalë e popullit nuk  qelë varrë askënd…!