Qeveria ime,
Pashai im, faleminderit!
Nuk më detyrohesh asgjë.
Asgjë, të lutem, Pasha !

As për vdekjen time mos u kujdes më
Mos mendo si të më vdesësh
se po vdes vetë
pa të trazuar ty, pa të shqetesuar
(nuk ia vlen të shqetësohesh ti madheri për vdekje të vogla njerzish).

Ndoshta pa ty
do të kem vdekje me të bukur
me të dinjitetshme, sigurisht.

Mjaft madhëri,
të lutem, mos u kujdes me për vdekjen time
mos u kujdes më për vdekje të vogla njerzish