E verteta eshte ilac i hidhur per tu kaperdire, por i vetmi qe te sheron. Thirrjet e vdekjes jane me pak te rrezikshme sesa goditjet e jetes. Kujtohemi per shendetin kur jeta kercenohet nga vdekja. Kualiteti i qeverisjes duket parasegjithash perballe katastrofave natyrore dhe pandemive vdekjeprurese. Fuqia e qeverise nevojitet kur njerezit ndjehen te pafuqi. Virusi me i rrezikshem eshte ai qe ndan njerezit nga njeri-tjetri, sepse vetmia e dobeson njeriun me shume se cdo virus. Plotfuqishmeria e mjekut qendron tek deshira e jetes mbi vdekjen. Atje ku shperfillet mjeku, vdekja ndjehet ne shtepine e vet. Pushteti i mesuesit qendron tek forca e mendjes mbi trupin. Atje ku neperkembet mesuesi, injoranca kercen valle mbi dysheme. Qeverisja pa te dhena dhe analiza statistikore eshte perzjerje e dogmes me propoganden. Frika dhe kujdesi jane moter e vella. Ndersa frika buron nga instiktet, kujdesi buron nga vetedija. Maskat vihen per te mbuluar deshtimin, por deshtimin nuk e mbulon asnje maske. Kur te keqijat vijne ne shtepi njera pas tjetres, hapi dyert e dritaret qe te mos mbeten brenda. Higjena eshte profilaksi, jo terapi. Higjena nevojitet perhere, terapia nevojitet me raste. Pastertia eshte tregues i larte i qyteterimit. Llafazanlleku ne politike buron nga lidershpi truthare. Media e lire eshte rruge shumekalimshe komunikimi dhe jo altoparlant nje kalimsh. Cdo virus ka rrezikshmerine e vet, por psikovirusi eshte me shkatrrimtari. Maskat, maskarenjte dhe maskaradat pjellin njera-tjetren dhe te gjitha se bashku krijojne tragjikomedite e kohes. Maskat jane per te zene gojen dhe hunden per te ndaluar te keqen, por jo syte dhe mendjen qe te mos e shohim dhe te gjykojme ate.