Përbërësit:

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

500 gr mish të grirë,

700 gr presh

Pak gjalpë të freskët

Vaj ulliri

1-2 domate,

Majdanoz,

Kripë,

Piper i zi,

 

Për kremin e qumështit (beshamelën):

3 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

2 deri 3 gota qumësht

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

Kripë

 

Për beshamelën:

Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.

Përgatitja:

Si fillim në një tenxhere të hidhni mishin e grirë me pak vaj ulliri dhe gjalpë të freskët. Kaurdiseni për 15 minuta dhe më pas shtoni preshin e grirë hollë.

Hidhni kripë dhe piper të zi dhe kaurdiseni derisa volumi i preshit të bjerë. Shtoni një gotë me ujë dhe kaurdiseni herë pas here derisa uji të avullojë. Më pas shtojmë domatet e grira dhe majdanozin e prerë hollë i kaurdisim të gjitha bashkë.

Më pas shtroni në sipërfaqe kremin e qumështit (beshamelën) që keni përgatitur dhe piqeni në furrë të parangrohur derisa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Musakaja përgatitet me të gjitha llojet e perimeve të tjera, si me patëllxhanë, patate apo edhe kungulleshka etj.