Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se “bota është në luftë me një armik të fshehtë, por ne do të fitojmë”.

Ndërkohë, BBC raportoi më herët se administrata e presidenti Trump po përgatit një paketë ndihme gati 1 trilion dollarëshe për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Koronavirusi i ri ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë.

Në muajt vijues pothuajse gjitha vendet e botës kanë raportuar raste me infeksione.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 195,935 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,840 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,866 persona.