I ngujuar dhe me shenja gripi po vazhdoj “vesin” e komunikimit ne fb. Dhe për çfarë thoni Ju? Me implikoi kjo puna e luftës që na ka shpall ky virusi me emrin COVID -19, emër i cili në shqip mund të përkthehet Kopili kinez -19.
Thonë: Kurrë mos i ndodhtë djalit ajo që mendon nana dhe atdheut ajo që mendojnë ushtaraket. Jam i justifikuar nga profesioni të them disa gjera për luftën që na ka shpallur ky kopili kinez – COVID 19.
Së pari, luftë nuk na ka shpallur vetëm ne por gjithë globit. Parë nga kjo rrethanë nuk na është bërë hile e madhe. Bile na ka dhanë kohë të përgatitemi dhe të mbrohemi. Tjetër punë sa e si e kemi përdorur kohën në funksion të fortifikimit për mbrojte. Kjo duhet ti nënshtrohet analizës kur ta kemi mundur ose të kemi vendosur paqe me kopil virusin. Atëherë duhet bërë atë që e bëjnë vendet e qytetëruar: Të nxjerrim mësime, pse jo nëse ka vend edhe përgjegjësi.
Së dyti, jemi ne fazën e përballimit të sulmit dhe likujidmit fillestare të pasojave. Jallah me kaq.
Në luftë me një armik të panjohur, dhe pa armë efikase për ta mundur njeriut i sillen neper tru shumë pyetje, por kryesorja është: A do të mundim të shmangin goditjen në fazën kryesore (kulmin e kurbes e cila pritet të ndodhë) pa kosto të lartë?. Edhe kjo ngelet për tu parë. Dashtë zoti të dalim më sa më pak humbje. Fjala është për jetë njerëzore, jo për para.
Së treti, Përballë këtij sulmi agresiv edhe ne si edhe te tjerët jemi të ekspozuar pa mjete efikase mbrojtëse. Kjo për fuqitë e botës e pajustifikueshme, për rrjedhoje per ne e pa qortueshme.
Në këto rrethana ne kemi në dorë tre gjera:
E para, organizmin sa më të mirë të operacionit mbrojtës. Operacion i cili si në luftë duhet të ndahet në forca operacionale dhe mbështeste.
E dyta , përdorimin eficent i të gjitha kapaciteteve dhe burimeve mbrojtëse ndaj epidemive si dhe financim në maksimumin e mundësive për përballimin e situatës me kosto sa me te vogël. E kam fjalën për jete njerëzish dhe jo për para.
E treta, bllokimi i kushteve të përhapjes të virusit duke ju bindur taktikës të shmangies nga zona e kontaktit.
Të paren dhe te dytën e ka për detyrë ligjore qeveria. Janë marrë shumë masa, sigurisht ka edhe te tjera. Por tashmë ka ardhë koha që ajo të shpallë strategjinë e betejës mbrojtëse, të riorganizohet ne ecje e sipër dhe të veprojë me vendosmëri në mbajtjen nën kontroll të situatës. Me patjetër duhet shmangë kolapsi i sistemit shëndetësor. Duhet ndalë vrapimi me nxitim për të kapur momentin për nevoja të ditës. Qeveria duhet ti qaset me qetësi analizës të kopmleksitetit të situatës. Kjo kërkon të lejë prapa krahëve egoizmin, egocentrizmin, unitarizmin, protagonizmin e tepruar dhe stilin partizan duke i adresuar problemet ne bllok. “Bota thotë Don Lush Gjergji, po e paguan tepër shtrenjtë vetëbesimin e tepruar, nënçmimin e këtij rreziku, mos të them prepotencën dhe arrogancën”. Kjo pandemi tregoi se rendi botëror kërcënohet nga çrregullimi. Deshëm apo nuk deshëm edhe ne jemi nën kërcënimin e këtij çrregullimi. Ne vitin që shkoi u goditem nga një termet shkatërrues, tash nga pandemia, të cilat pa ndihmë ndërkombëtare do na tronditë në themele. Pandemia është shume me problematike se tërmeti. Pse ?. Sepse tërmeti na dëmtoi vetëm ne, ndërsa pandemia i ka goditur edhe sponsoret tanë rendë, i ka lëkundur bankat dhe i ka vene para detyrimit të rishikojnë strategjitë e përdorimit të kapitaleve. Prandaj duhet analiza të shteruara jo nga distanca, por duke ulur të ndejturat në vendin e punës dhe parë në kompleks situatën. Ne ketë situatë komplekse vendimtare për suksesin e operacionit është ndërtimi i hierarkisë të prioriteteve duke e vene ne përparësi mbi të gjitha përparësitë jetën e njerëzve e pastaj për te menduar e peshuar çdo hap që duhet hedhur për të ardhmen. Në kapitalizëm zgjidhjen e bën paraja. Nëse zgjidh qesen dhe përdor me eficence paranë ke bere detyrën. Ne të kundërtën gjithçka ja ke lëne rastësisë dhe propagandës. Nuk është në detyrën e qeverisë të parapërgatitë opinionin për situata të renda në emër të transparencës. JO. Detyra e saj është të beje transparencën e planit te veprimit dhe aksionit të operacionit, kapacitete mbështeste, financimin e operacionit dhe angazhimin për tu investuar në teknike dhe mjete në funksion të operacionit.
Përveç vrapimit me nxitim tradicional për të kapur momentin ajo e ka për detyre ligjore të përcaktojë strategjinë, ta beje transparente, të rriti besimin dhe të sigurojë përdorimin ne maksimumin e mundshëm të burimeve materiale, financiare dhe kapaciteteve mjekësore.
Të tretën e kemi të gjithë ne. Duhet të vazhdojmë me përgjegjësi qytetare dhe civile të gjithë bashkë tu bindemi pa kushte kërkesave te autoriteteve shtetërore dhe mjekësore sepse nuk ka rrugë të dytë dhe as alternativë tjetër.
Për realizmin e këtij mega operacioni me konsekuenca strategjike për të ardhmen tonë si shtet dhe si komb nevojitet:
Vendimmarrje politike e saktë jashtë betejave partiake e ftohtë dhe larg propagandës, organizim, drejtim strategjik i zgjuar dhe agresiv. Që do të thotë: Përdorim me efektivitet maksimal të informacionin shkencor, eksperiencën e vendeve te tjera dhe tonën, kushtet konkrete , komunikimin, analizat e shërbimit të inteligjencës, kapacitetet spitalore të instaluara ne vendin tonë, burimet njerëzore – materiale dhe financiare, aftësitë dhe mundësitë për blerje të pajisjeve e materialeve jetike (aspiratorë për frymëmarrje të drejtuar, uniforma mbrojtëse për personelin, tamponë, kite analizash dhe barna që janë aplikuar me efektivitet në vendet e prekura para nesh). Një shembull: Vuçiçi tha se kemi 1000 aspiratore (mjeti kyç për të ulur mortalitetin) dhe do blejmë edhe 100 copë të reja brenda javës. Po ne sa kemi?. Sa tampon dhe sa kite laboratori kemi?? Sa do blejmë ?. Kush e din?. Mbi bazën e analizave të plota dhe shteruese duhet të përcaktohen dhe kurset e veprimit, të cilat duhet te jenë transparente dhe ti përgjigjen dinamikës të zhvillimit të operacionit, por edhe situatës ekonomike. Kurset e veprimit duhet te jene elastike lehtësisht të përshtatshme me situatën dhe zhvillimet e pritshme.
Pra miq kjo betejë fitohet me gjakftohtësi dhe dije, organizëm dhe profesionalizëm në nivel shtetëror, me vendosmëri, durim dhe kohezion familjar, komunitar dhe të shoqërisë. Ne i kemi mundësitë ta mundim pavarësisht kostos. Unë hyj tek ata që besojnë se do ta mundim. q.s.16.03.2019
VO. Nga fjalori shqip Kopil – Lindje jashtë martese. Kopil – dredhoj, bëj hile; shpëtoj me dinakëri. COVI-19-ta i plotëson te dyja. I dihet nana – Kina, po baba ??? është dredharak, dinak i pabese dhe i pamëshirshëm.