Ballina Kulturë NJË FUND I PAFUND… – Nga Mikel GOJANI

NJË FUND I PAFUND… – Nga Mikel GOJANI

1.
Historia e kësaj legjende
Ngërthen një thellësi të largët:
Në ditën që për herë të parë të takova
Para Portës së shtëpisë,
Buzëqeshja e ëmbël
Ishte dhurata më e shtrenjtë,
Që edhe sot
Pas kaq vitesh
Si pengu
Që s’mund të shpërthejë
Guallin e esencës së shpirtit.
Ishte paralajmërim
I një bukurie mistike.

2.
Të kërkova
Të më përcillesh
Deri te Kopshti Ëndërrimtar.
Në shpirtin tënd
Vëreja sikur dicka zihej.
Duke kuptuar botën tënde
Të lashë,
Jetën ta vazhdosh në qetësi
Dhe shpresën që agonte.
Qielli në lartësi
Sikur i tëri u hap me bardhësinë e vet,
Jetës i dha kuptimin e mirëfilltë
Drejt rrugëtimit nga kaptonte…

3.
Dhe
Erdhi ajo ditë që priteshim.
Bashkë me fundin e saj
Të pafund…

Varrezat e Dugajevës, 9 mars 2020.