Keto dite ngujimi kombetar po degjojme e lexojme turlilloj mendimesh, theniesh e shprehjesh. Ca jane te vyera, ca jane pa kurrefare vlere, ca jane idiotsira plot kundershti. Nje prej tyre me duket shprehja ‘frike jo, kujdes po’, qe eshte sajese sa manipulative, aq edhe propogandistike.

Frika

Frika eshte nje gjendje psikologjike qe lind dhe shfaqet nga forca, dukuri e ngjarje qe perbejne kercenim e rrezik serioz per ekzistencen e njeriut dhe njerezimit ne kohe dhe vende te ndryshme.

Frika lind e shfaqet nga mosnjohja, nga shbalancimi i forcave, nga pamundesia ose paaftesia per per tu perballur me kercenimet e rreziqet qe ndodhen perballe njeriut apo njerezimit.

Frika ka lindur se bashku me njeriun dhe e ka bashkeshoqeruar dhe e bashkeshoqeron ate gjate tere kohes ne permasa, ne intensitet dhe ne dinamike varesisht nga natyra, permasat dhe dinamika e kercenimeve dhe rreziqeve.

Frika eshte nje gjendje kompleksiteti perballe kercenimeve e rreziqeve, qe e ben njeriun dhe njerezimin te jene me te kujdesshem ne rrethanat e caktuara.

Pamundesia dhe pafuqia ndaj kercenimeve e rreziqeve prodhon sjelljen e kujdesshme, e cila ne kete rast buron jo nga vetedija, por nga imponimi i frikes per vetembrojtje e mbijetese.

Frika e ka ndihmuar njeriun dhe njerezimin qe te mbijetoje ne kohe e rrethana kercenimi e rreziku. Si e tille frika ka pasur dhe ka dobime e saj.

Kujdesi

Kujdesi eshte nje sjellje e caktuar e karakterizuar nga ndergjegja, njohja, perkushtimi, motivimi i njeriut dhe njerezimit per te perballuar ngjarjet, dukurite dhe sfidat, te cilat kerkojne dedikim te ngritur dhe te vetedijshem per cfare, perse dhe si te mendojme, shprehemi dhe veprojme ne kohe e vende te caktuara.

Kujdesi eshte edukate, kulture, dituri vetedijesim. Kujdesi, per keto cilesi qe ka, shenon nje vlere njerezore, qe i sherben njeriut dhe njerezimit. Sa me te edukuar, te kulturuar, te vetedijeshem aq me te civilizuar jane njeriu dhe njerezimi.

Per rrjedhoje, sa me te civilizuar te jene njeriu dhe njerezimi, aq me e larte eshte shkalla e kujdesit te tyre per te menaxhuar jeten, punen dhe veprimtarine e tyre dhe per tu perballur me cfaredo sfide.

Kujdesi e ka ndihmuar njeriun dhe njerezimin qe ta beje jeten me te qete, me te mire, me te sigurt, me te shendetshme, me prosperuese dhe me te lumtur. Si i tille kujdesi ka pasur dhe ka dobi e vlere te jashtezakonshme per njeriun dhe njerezimin.

Frika, kujdesi dhe coronavirusi

Ne rastin e coronavirusit njerezimi po shfaqe njeherazi, ne menyre te perzjere, te pandashme dhe tejet te ndervarur njekohesisht frike dhe kujdes. Frika si instikt i mbijeteses. Kujdesi si sjellje e vetedijshme.

Ne keto dite ngujimi kombetar kemi nevoje per te dyja: edhe per frike, edhe per kujdes. Frike, per ato njerez e grupe shoqerore qe udhehiqen ne jeten e tyre prej instikteve, ne kushtet e nivelit te ulet te edukimit, kultures dhe vetedijes. Kujdes, per ato njerez e grupe shoqerore qe mendojne, sillen e veprojne bazuar ne shkallen e larte te edukimit, kultures dhe vetedijes.

Persa kohe shoqeria ka edhe njerez e grupe shoqerore qe udhehiqen nga instiktet, po aq edhe njerez e grupe shoqerore qe mendojne, sillen e veprojne vetedijshem, ne kemi nevoje edhe per frike edhe kujdes.

Prandaj, ne rrethanat e pandemise se coronavirusit, shprehja ‘frike jo, kujdes po’, ndonese tingellon e bukur ne te degjuar, nuk eshte realiste dhe e dobishme per tu besuar.

Frika dhe kujdesi bashkeshoqerojne jeten e njeriut dhe njerezimit. Te dyja bashkejetojne. Te dyja na nevojiten. Sidomos ne rrethanat e jashtezakonshme qe po jetojme ne kushtet e ngujimit kombetar perballe kercenimit dhe rrezikut te covid-19…

Te kemi frike per gjerat qe nuk i njohim dhe per pasoje nuk i kemi ne dore…

Te bejme kujdes per gjerat qe njohim dhe per pasoje i kemi ne dore…

Kujdesi dhe frika jane moter e vella.