Veç festivali Voodstock 1969 ka pas pak më shumë pjesëmarrës sesa sheshi i Prishtinës sot.

Koncert. Një lypës këndonte, e populli shetiste.
Përqafime me mall nën rreze, puthje në faqe, përshëndetje të ngrohta, dorë më dorë, fshirje qurrash, pështymë, kollitje, teshtima në qiell të hapur, pa pasur nevojë për maska e për mindil.

Kafenetë plot, rrugët plot, disponimi në nivel, të moshuarit grumbull, nuse me karroce të bebave, gjithkah shetitës buzagaz, diell dhe lumturi e pafund, s’kishe shans me kriju distancë një metër me tjetrin.

Ne jemi popull fantastik. Qeveria i liron zyrtaret nana me shku në shpi m’i kqyrë fmitë, ato i marrin fëmijët prej shpije e dalin me shetitë.

Nuk janë të mjaftueshme këto masa të qeverisë për parandalimin e rrezikut.
Çfarë kuptimi ka vendimi, kafenetë e restorantet me punu deri në 11 të natës, e masandej jo se rrezik, se rreziku vika me natën.

Shqiptarët përnime janë ‘përjashtim’, krejt bota duket e braktisur dhe e ndaluar, veç Kosova vlon nga gazi e hareja.

Veç me polici me na detyru me ndejt n’shpi, se përndryshe, gati askush s’po frikësohet mjaftueshëm sa m’u nguju vullnetarisht.

Mos m’u frikësu është fantastike, ama me shetit gjithë ditën e lume, gojë më gojë, kafe më kafe…Zoti na ruajt.
_____
*Titulli redaksional.