Me njerëz gjithnjë e më të shqetësuar për mënyrën se si po zhvillohet coronavirusi, ne po shohim gjithnjë e më shumë raste të blerjes së gjërave ushqimore – madje ndërsa qeveritë sigurojnë qytetarët e tyre se nuk kanë nevojë të grumbullojnë mallra.
Për të kuptuar pse po ndodh kjo, Good Morning Europe foli me profesor Neil Greenberg nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës në King’s College London.
“Është shumë e zakonshme që kur ndodhin krizat, njerëzit fillojnë të planifikojnë se si të mbajnë veten të sigurt dhe familjet e tyre”, thotë profesori Greenberg.
“Unë mendoj se ajo që ne po shohim është një ekuilibër midis njerëzve që përpiqen të mos shqetësohen shumë, por në të njëjtën kohë përgatiten për atë që mund të jetë një situatë e vështirë”, tha profesor Greenberg.
Greenberg thotë se është e rëndësishme që njerëzit t’i drejtohen burimeve të besueshme për të mësuar faktet rreth situatës, në vend se të shqetësohen për ato që mund të thonë media.
“Vetëm me fakte të mira njerëzit mund të marrin vendime të arsyeshme”, u shpreh profesori.