Në këto ditë kur pandemia e virusit Covid19 i shtriu kthetrat edhe në vendin tonë, mendoj se është koha të jemi të gjithë të bashkuar ndaj këtij rr eziku që u kanoset njerëzve tanë.

Është pozitive që një sërë mësimesh të vyera i kemi përfituar tashmë nga eksperienca e përballimit të kësaj pandemie në vendet e tjera, veçanërisht nga fqinjët dhe që disa masa mbrojtëse të domosdoshme janë ndërmarrë paraprakisht nga Ministria jonë e Shëndetësisë dhe Task- Forca e ngritur posaçërisht kundra tij.

Specialistët e shkencëtarët tanë infeks ionistë me kompetencë dhe përkushtim profesional të lartë kanë zhvilluar një veprimtari intensive informuese për popullatën, lidhur me masat mbrojtëse nga kjo e keqe krejtësisht e mundur për t’u mposhtur. Ata janë skalioni i parë që po ndeshet me të dhe meritojnë admirim nga të gjithë ne.

Megjithëkëtë, në ngjarje të tilla dramatike, përveç qetësisë, mirinformimit dhe bashkëpunimit nga secili prej nesh, mendoj se do të ndihmonte shumë edhe solidariteti, kontributi dhe paqja në nivel jo vetëm personal e familjar, por edhe politik e shoqëror.

Në këtë kontekst mund të ishte me vlerë që edhe partitë e faktorët e tjerë politikë gjatë kësaj periudhe të ulnin përkohësisht armët, të shuajnë kontradiktat dhe polemikat mes tyre për t’u bashkuar secila me propozimet, vërejtjet dhe kontributet në një front unik, çka do të maksimalizonte forcën dhe efektivitetin tonë. Shëndeti nuk ka ngjyrë partiake.

Ai është njësoj i bardhë, i çmuar dhe jetësor për të gjithë. Prandaj, edhe Task-Forca e ngritur kundra koronavi rusit them se do duhej të ishte bipartizane, gjerësisht përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Përtej kufijve teknokratikë, përballimi i rre ziqeve të tilla merr dimensione kombëtare, madje edhe më gjerë.

Uroj me gjithë zemër që kjo e k eqe të mposhtet shpejt te ne. Por nëse ajo do të shtrihet më tej, do ta bëjë të vështirë përballimin me kontingjentin e disponueshëm (jo aq të madh) të tanishëm të bluzave tona të bardha. Do t’ju bëja thirrje, duke filluar nga vetja ime (77- vjeçar), edhe kolegëve bashkëmoshatarëve të mi pensionistë mjekë, të ofrohemi të gatshëm pavarësisht nga profilizimet tona, të ndihmojmë sa mundemi vullnetarisht në këtë front të ri.

Mposhtja e virusit Covid-19, i kësaj mostre mikroskopike tinëzake kaq shumë dëmprurëse për shëndetin, ekonominë dhe mirëqenien tonë, është sot detyrë mbi detyrat për të gjithë. Prandaj edhe për ne.