Rëndohet situata edhe në Greqi nga pandemia e koronavirusit.  Ditën e sotme numri i të prekurve ka shkuar në 190, ndërsa raportohet se 5 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë po pritet edhe rezultatet e testeve për personat e tjerë.

Duke parë që numri i të prekurve është rritur me 72 persona, autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregtare.

Aktualisht një person ka humbur jetën nga virusi vdekjeprurës në vendin fqinj.