1- 2 deri 3 milion refugjatë sirianë janë gati t’i turren Evropës nga Turqia e cila është zhgënjyer nga premtimet e pambajtura të Evropës për dëmshpërblime financiare për mbajtjen e refugjatëve në territorin e saj që prej fillimit të lutës në Siri si dhe për shkak se tani, Erdoganit nuk i duhen më ata refugjatë duke qenë se ka hyrë në luftën e Sirisë. Një e treta e tyre mund të kalojnë përmes Greqisë për të arritur në Evropë, gjithsej 600.000 veta ;
2- Evropa e ka temë të parë të bisedimeve në pothuajse të gjitha mbledhjet zyrtare problemin e refugjatëve dhe përgjithësisht ndalimin e emigracionit ilegal dhe janë gati të japin gjithçka që t’evitojnë fluksin e ardhjeve të refugjatëve sirianë në vendet e tyre….
3- Qeveria greke, nuk shquhet për ndonjë mbështetje të fortë për proçesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ajo, çuditërisht, këto kohët e fundit e ka mbështetur Shqipërinë për çeljen e negociatave pa kërkuar ndonjë varrezë tjetër për ushtarët « grekë » e luftës së dytë botërore dhe pa kërkuar zyrtarizimin e gjuhës greke në jug të Shqipërisë. Ka ndonjë interes tjetër fqinji ynë « i dashur »…. ?
4- Qeveria e majtë Shqiptare e ka me patjetër që të marri çeljen e negociatave nga Evropa që t’u rezistojë kritikave çdo ditë e më të fuqishme të kundërshtarëve të saj dhe për të shënuar për herë të parë si krah i majt, një sukses në proçeset euroatlantike, pas « sukseseve » (anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stabilizim asocimit me Evropën dhe liberalizimin e vizave) të qeverive të djathta….
5- Shqipëria renditet si vendi i 82-të në listën e Transpancy International për perceptimin e korrupsionit në botë. Do të thotë se në Shqipëri, gjithçka blihet, përfshirë dhe interesi kombëtar…
6- Ka qarkulluar përpara dy vitesh shifra e 600.000 refugjatëve sirianë që do të pranoheshin nga Shqipëria. Kjo shifër qe spikatur dhe në disa dokumente zyrtare evropiane por që pastaj u zhdukën dhe u harruan…
7- Një gjë është e sigurtë : Evropa ishte e gatshme që të paguajë Turqinë për t’i mbajtur refugjatët. Nuk i shlyen borxhet ndaj Turqisë sigurisht duke mos dashur që ta forcojnë Erdoganin. Evropa pra, do t’ishte e gatshme që të paguajë shtrenjt një vend që do t’i mbante refugjatët por jo një vend me një lider teokratik si puna e Erdoganit…
8- Duhet gjithashtu një vend që populli i saj të jetë apatik, i zhgënjyer e pa asnjë shpresë për t’ardhmen e vet, mundësisht pa shpresa fare, ku të mos ketë shumë demokraci, as drejtësi dhe që të ketë vend për 600.000 refugjatë për shkak që atij vendi i është larguar kaq veta nga popullsia e vetë, ku politikanët nuk është se e adhurojnë popullin e vetë por që preferojnë lekët…
Nëse ekziston ndonjë vend të tillë, i thoni Evropës sepse ai vend do të paguhet dhe do t’integrohet brenda familjës evropiane paçka nuk i plotëson të gjitha kushtet që kërkohen….
Çdo ngjashmëri me një vend që njohim, nuk është vetëm se një produkt i një mendje komplotiste. Në rastin e kundërt, kjo është një katastrofë humanitare dhe kombëtare!