Irani njoftoi sot se kishte kërkuar dhënien e menjëhershme të një ndihme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), organizatë që nuk i ka dhënë para’ Teheranit që prej vitit 1962 për të luftuar epideminë e koronavirusit të ri.

“Banka jonë Qendrore ka kërkuar akses në instrumentin e financimit të shpejtë nga FMN”, theksoi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.

Ai i kërkoi Këshillit të Guvernatorëve të Fondit, ku asnjë vendim nuk mund të merret pa miratimin e Uashingtonit, t’i përgjigjet kësaj kërkese në mënyrë të përgjegjshme.