– BIZNESMENI NAZAR -NICK MEHMETI URON KRYETARIN E VATRËS DHE REGJISTROHET ANËTAR I FEDERATËS

– Së Shpëjti do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Botë dhe Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA”-

– Biznesmeni Nazar-Nick Mehmeti dhuroi 2500 dollarë për VATRËN-

Të Shtunën në mesditë, 7 Mars 2020, Presidenti i Rrjetit të bizneseve të Diasporës Shqiptare në botë, zoti Nazar Nick – Mehmeti,i shoqëruar nga Dr. Naim Deduashaj,drejtor Ekzekutiv i Rrjetit,të Bizneseve, ka vizituar selinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës Vatra.
Z. Mehmeti ia ka uruar mirëseardhjen Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha, i cili në fjalën prezantuse tha Nazar Nick Mehmeti përfaqëson shqiptaro-amerikanin e suksesshëm në SHBA, si dhe njërin prej dhuruesëve më bujar për luftën në Kosovë, që ka dhënë mijëra dollarë për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ai është njëri prej lobuesëve me peshë për çështjen shqiptare në Washington. E ndjej veten me fat, tha z. Berisha, që me Presidentin mehmeti, së bashku me z. Naim Dedushaj dhe shumë bashkëkombas të tjerë, bashkëpunojmë në rrjetin e bizenseve shqiptare në botë.
Kryetari i Vatrës i kërkoi z. Mehmeti një bashkëpunim më të ngushtë të Rrjetit të Bizneseve me Vatrën me qëllim që të ngrihet niveli i lobimit për çështjen shqiptare në Washington, ç’ka duhet të pranojmë se kohët e fundit ka një zbehje shqetësuse.
Po ashtu, kryetari i Vatrës, kërkoi mbështetje edhe për idenë që ai hodhi gjatë takimit në Vatër me Kongresisitin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan: Për të lehtësuar dhënien e vizave të përkohshme shqiptarëve të kualifikur për të punuar këtu në SHBA në bizneset e shqiptaro-amerikanëve.
Në fjalën e tij z. Nazar-Nick Mehmeti tha se ndjehej i emocionuar që ndodhej në selinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës për të uruar mikun dhe bashkëpunëtorin e tij, kryetarin e Vatrës z. Elmi Berisha, si dhe për të shprehur respekt për të gjithë brezat e vatranëve, për gjithçka ata kanë bërë për Kombin. Ai i uroi suksese Vatrës gjatë mandatit të kryetarit Berisha, për të cilin tha se ishte i bindur se do të bëjë më të mirën e mundshme. Në shenjë respekti për Vatrën dhe kryetarin e saj, z. Mehmeti, plotësoi formularin e anëtarësimit në Federatë. Po ashtu ai dhuroi 2,500 dollarë për Vatrën.
Presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve u tregua i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të nënshkruar në një të ardhme të afërt Memorandumin e bashkëpunimit të Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Botë me Vatrën.
Edhe drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve dr. Naim Dedushaj, e falenderoi presidentin e Rrjetit të Bizneseve për vizitën e tij në Vatër dhe premtoi bashkëpunim.E kam ndjekur Kuvendin e Vatrës, kam vlerësuar ecurinë e tij, kam pëlqyer formën e mirëkuptimit dhe jam besim plot për forcimin e saj, tha z. Dedushaj. Ai e uroi Kryetarin Elmi Berisha për ta çuar Vatrën në një stad më ta lartë dhe u tregua i gatshëm që së bashku me pjestarët e tjerë të Rrjetit të Bizneseve të forconin bashkëpunimin me Vatrën. Edhe z. Dedushaj u regjistrua anëtar i federatës Vatra.
Kryetari i Vatrës shoqërohej nga anëtarët e Kryesisë Anton Raja dhe Dalip Greca. Vizitën e ndoqi edhe anëtari i Vatrës, gazetari i TV 21 Halil Mulaj, Gani Haxhaj dhe Pellumb Vatnika.

Fotografia e Naim Dedushaj
Fotografia e Naim Dedushaj
Fotografia e Naim Dedushaj
Fotografia e Naim Dedushaj