Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën e kësaj të enjteje, në kuadër të masave të marra në situatën e emergjencës pas rasteve të infektuara  me koronavirus në Shqipëri.

Këtë njoftim e ka bërë kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla, në një postim në Facebook.

“Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH. Frikë jo, kujdes po! Masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh”, shkruan Balla.