Alpet tona të veriut kanë: Pejsazhe të bukura natyrore; ku përshkohen; nga “gryke të thella e male të thepisura”; me lugje, shpate rrgalla, lera, të rrethuara për bukuri; me qafa të lakuara,  kodra të gjelbëruara; …, e “cikole malësh” që i bashkojnë; me rëtë…, “sa rrokë syri, filmi, s’ është asgjë”.

Sa do të shkruaj; s ua jap dot hakun.  S’ ua shkruaj bukurin; janë bukuri meramëndse të pa para, …”shih e shkruaj” ….!?

Çobanesha kur ja merr këngëshugullojnë lerat e shkëmbit; në krahun tjetër në cikole, t majës këndon çobani “këngë majekrahut”…, çobanesha këndon “hojë dada hojë”;

thep – më thep “duel i këngës”; “njeri tjetrin e kundemojnë”

Blegërojnë delet ushtojnë kumbonet; si “koncert i këngës popullore”…, “thep – më thep” fyelli e bylbyli bashkë; me këngën e zogjve të malit;…, “lakut majes” këndojnë çobanët; sjellin gjithfarë melodish…!?
”Ujk thinoshi”, plak i vjetër …., sillet qosheve e kërkon gjah; të ndarë nga tufa ndonjë berr, “e kap e shqyen, e s i vjen gjynah” …!?
Ka lëndina, e “rupa ngjyrë ylberi”,  si “qilima lulengjyrash”, gufa e shpella të çuditshme…, bukuri i ka falë natyra.
Për m’ u la e m u flladitë; kie lumenjë, përrenj e gurra të freskëta…, e mëtej kie; liqëne të vegjël natyrorë; …, pa le të gjitha ato ortiqe bore; nëpër lugina sa “zhegut të ditës”; i kalon për mrekulli…!?
Udhëto nga të duesh nëpër Alpe; e “s t rreshkët buza”; sa herë të duash fytin e freskon.
Boronica, të egra, drethëza e mjedërza: – Gjën pothuase, për çdo vënd.
“Erërat e luginave”, “freskia e maleve”; t i ushqejnë…, mushkëritë; me oksigjen, ajër t pastert;.., “lakut të bjeshëve” “cikoleve t majeve” , zëmra ndihet mirë e trupi ushqehet.
Sa më lart ngjitesh pamja e horizantit të shtohet….
Me thënë të drejtën …, zogjtë e kafshët; në alpe duken të lumtura…!?
Në pyje të larta shikon arinjë që herë hanë; mjaltë herë hanë; buburreca; e kur të ngitesh lart në “krepa e thepa”; shikon dhit e egra me gjithë cjep…, “shpat në shpat”, – “zabel n zabel”; sheh kaproj me gjithë drer.
…Ujq e dhelpëra ka sa të duash; rrinë tinzare e kërkojnë gjah. Tufat e thëllëzave fluturojnë për mbi Alpe, shqiponjat vigjëlojnë…, “vetulls malit”, luqerbull e shqarr…, është e rrallë dhe macja e  eger…,!?
Pyjet n‘ Alpe kanë  gjithëfarë kafshësh:
Thi të egër e vjedullakë…, zvarranikë kie pa numrim.
Të gjitha janë– Bukuritë e vëndit tim !
Në lumenjtë nëpër Alpe …, në “rrasen e gjallë e në katarakte”, “troftë pikëloshja”; n ujë të pastert ngjitet lart;  kalon në Alpe; në Curraj – Epër;  n’ Valbonë e Thethë.
Njerzit janë t mrekullueshëm; populli kot s thotë:
Nga burojnë ujrat e fresketa, është edhe mendja me e freskët”…, e pse jo…, edhe shkenca thotë: “Me fjetë me krye prej veriut; të merr gjumi më mirë” !
Thep n thep – n Alpet t Veriut; tuj kënduar këngë, e tuj qendisë; verojnë vajzat, në bjeshkë të gurit…, tuj thur pajën e nusërisë…! Kujtojnë djemt që jashtë punojnë 
– Pregaditet për ditë të nusërisë.
Që më gëzim e presin, t’ u vijnë: “Muaji i mjaltit”;  me e nisë jetën e bashkëshortësisë !
Trupi i tyre si selvi…, kanë hedhë shtat me “shtojzovallet”, …, e janë rritur si perri.– Kan hedhë valle nëpër male.
“U ka marrë trupi vitaminë”; me boronica dretdhza e mjedrra…, në gurra të ftohta” ujë kan pi, vajza të shkathta, si thëllëza.
Në oborr të stanit vajzat këndojnë…, kujtojnë të dashurit që po u emigrojnë!   …, Shpesh, nga malli edhe lotojnë !
– I mbajnë fjalët që u kanë dhënë .
Presin atë ditë që i bashkon– Lumturi e mbarësi në jetë !
Deshiroj atje, të ngjitesha; nga bjeshka ime, te “THEPI i SHQIPONJËS”…, prej ku; “shqiponjat e shikojnë të gjithë MALËSINË e GJAKOVËS”
Të shmallem me “këngët e bilbilave” e herë pas here “të dëgjoj shuplakat” e krahve të thëllëzave, që i përplasin sa nga “njëra rupë – te tjetra” dhe si vetimë të zhduken nga sytë.
Të ngjitesha “cikoleve të majes”; nder ato lëndina e pode; “lakut bjeshkës”; ku “kërcejnë e hedhin valle ato t malit”; “si gatuzorrjestin, orë, zana e shtojzovalle”….!
Edhe një herë;  në ato male nëpër thepa; të vigjëloj e të shikoj dhitë egra.  Në pyje kaproj e drërë; ujqë, ari e kafshë, të tjera…,
Ku edhe …, – Befasisht i shikon!
Deshiroj të jem atje; “te lisat, te mrizat”, te “shpella të pajat”; ku “luhej cicmic” e mrizonin gjaja…,
Kur të mirës i këthen shpindën…,— “ i bjen me shqelem”…, “mirë e keq; gjënë nëpër botë”;…, por freskinë e bjeshkës  e t’ vëndit tënd; askund s e gjën …!?
Pavarësisht nga dimri i ftoftë …, Lulet çelin çdo pranverë.
“S i zëmërohen motit të keq”…, marrin vlagë e lulëzojnë.
Është bukur; kur gjithçka përtrihet…, sythet çelin dhe gjelbërojnë; lulëmërdhokullat, dalin t parat; çelin thanat, si “qylim i verdhë”
“Vathët në vesh” i vëjnë lejthiat edhe shelgjet kajz lëshojnë. Aromë apin manushaqet; zgjohen bletët e nektar bashkojn.
Lart në Male, kur bora dejet; mbushen rupat luleborë…, si qylim shëndrisin lëndinat…,  thëllënxat pupthi kërcejnë, e fluturojnë “andej e këtej”, zhduken në ajër e më s i sheh.
Në mëngjes, sa zbardh agimi…, ngrohtësi epë dielli i pranverës; në lisat të  pyllit këndon turreci; s është  mirë  m e ndigjue zbathë (se  me të mujtë turreci; thonë së të bëhen këmbët poshtë me çuka)…, E nga larg vjen kënga e qyqës …, thonë: Me pase kujtes heret, pa këndue qyqja, n mëgjes m e hëngër nji kfshatë bukë …, Me të mujtë (mundë) qyqja thonë; se është keq. Po në pranverë; kur të nxehet koha…, ka rreik, me të mujtë bretkosat…, thonë: Duhet me hëngër “qullë me tamël” “përpara se me ndigjue këngën e bretkosave, (zhabave)…, se më të mujtë (mundë) bretkosat thonë është keq …!? ( zakone këto, por populli i ka ruajtë)
Bestytni që nuk u trëmbem, por në mëndje të popullit ato ruhen; prandaj asht mirë edhe të shkruhen !
Në mëngjes sa lindë dielli; punëtorët nisen për në punë; këngë të bukura përcjell pylli; barinjtë tufat në kullotë i çojnë.
Punëtorët në ara nisin punën.
– Kush djersitet ndjen kënaqësi. Fruti i punës, të pasqyron . Të sjell vlerë e begati.

 
-Per Limit.al nga Tropoja, Mars 2020-