Kërkoj falje se…, falja nuk duhet të përmëndet!- ( Fletë ditari, brigjeve të Drinit-Liqen)

…!

Grua fisnike, ngulur në vend të vet,

(Me duket, Kroni i Karmës, -i thonë),

Në rrugën e Komanit tash sa vjet,

Breg-Drinit, në kambë gjithmonë!

 

Shet koka-kola e prodhime të vendit,

Në uijt  e Kronit si melodi me lahutë,

Në vendin e legjendave të motshme,

Përshëndet rrugtarët në çdo minutë.

…!

Ja zgjata një 2-mijë lekshe…, ia dhash,

-Ç’ka dëshiron? -më pyeti Ajo–Mue?

-Asgja nuk dua, moj motër, -i thash ,

Janë për Ty, nderim, me të respektue.

 

Ma hodhi shikimin, diçka ndërdyzash,

(Duket bleu, -e kam me gjithë mend),

I thash se, -jam një amerikan-Tropoje,

Nderin e kemi, vetëm në këtë vend!

 

Ju dridh pak dora, diçka se ç’ndrojti:

-E paç rrugën hapur ngado të shkosh!

Gjithmonë bollek, Ty t’i baftë  Zoti,

Dhe kurrë, në jetë mos i dëshirofsh!

…!

Ma japin një dollar disa klientë në USA,

Kur i ndihmoj ushqimet me ngarkue,

Ju thom: -“Thank you”, –e dridhet buza,

Fjalët e pukjanes, (vetvetiu) tuj kujtue!

                ./.

-Per Limit.al , ne kete dite te 8 Marsit 2020