Situata me koronavirusin COVID-19 ka shkaktuar frikë mes qytetarëve. Numri i të prekurve në nivel global ka shkuar rreth 100.000 persona sipas OBSH-së, ndërsa rreth 3.000 persona kanë mbetur të vdekur.

Kjo ka bërë që shumë shtete të shpallin gjendjen e emergjencës dhe shumë të tjera të ndalojnë mbledhjet masive të njerëzve për shkak të frikës së përhapjes së virusit. Pamjet nga satelitët tregojnë se çfarë impakti ka pasur koronavirusi nëpër aktivitete të ndryshme përreth botës.

Më 14 Shkurt besimtarët ishin mbledhur në Qabenë e Mekës (fotoja lart). Ndërkohë më 3 Mars shikohet një grup më i vogël vizitorësh për shkak të frikës prej koronavirusit (fotoja poshtë).
Më 21 Shkurt 2019 në sheshin Tiananmen në Pekin të Kinës shikohen kalimtarë dhe makina (fotoja lart). Më 11 Shkurt të këtij viti është pothuajse i boshatisur.
Më 25 Shtator të 2019-s oborri i Hazrat Masumeh Shrine në Qom të Iranit ishte plot me njerëz (fotoja lart), ndërsa më 1 Mars të këtij viti është pothuajse i boshatisur.
Wuhani, epiqendra e shpërthimit të epidemisë më 17 Tetor të 2019-s (fotoja lart) dhe qyteti më 25 Shkurt 2020. Pothuajse i boshatisur.
Spitali Huoshenshan më 28 Prill 2017 (fotoja lart) dhe spitali më 22 Shkurt të 2020-s.

/tvklan.al